SHARE

Ndërsa ne flasim vazhdimisht, për hapësirat publike, arkitekturen dhe qytetin, shpesh sot mbetemi në atë që ne e quajmë përgjegjësi jetike, publike, mbrojtje e mjedisit, standart dhe funksion, gati shkencë, duke tentuar gjithmonë e pak të zgjerojmë muskujt tanë krijues.
Tentojmë të kthehemi në rojtarë të qytetit, duke e përjetuar së tepërmi substancën e qytetit si formë të së kaluarës dhe të ardhmes së largët.

Në fakt nëse injektojmë në substancën e hapësirave tona përmbajtje, jo thjesht imazhe konveksionale, mund të prodhojmë një product natyral, duke vënë në dukje një raport absolut, ndërmjet objekteve dhe kuptimit të tyre, I cili mund të cilësohet në shembujt më të mirë, një vepër publike.
Kjo nuk do të thotë ti imponosh formës, vetëm përmbajtje, megjithese kjo përmbajtje po kthehet në identifikimin e artit dhe arkitekturës bashkëkohore, duke u shkeputur kryekeput ne kete fjale nga termi “decor”.

Në analogji me këtë, Ministria e Kulturës përmbylli me sukses një konkurs ndërkombëtar, të parin në llojin e vet, mbi Artin në Hapësira Publike, thirrje e cila bashkoi jo vetëm preokupimet e imagjinatës artistike, por dhe preokupimet arkitekturore mbi këto hapësira, duke kërkuar më tepër në kredon e desing-it urban.

Dhe ajo që është përtej përmbajtjes në këtë konkurs, është një degëzim natyral i artit, skulpturës, arkitekturës së pejsazhit, design-it të ndriçimit urban dhe inxhinierisë, duke kërkuar më tëpër në leximin urban publik.

Ideja e integrimit midis artit dhe arkitekturës urbane (mbështetëse por jo vetëm, subjekt i këtij konkursi), daton qysh në origjinën e formave, dhe pse ajo mori një qëllim konkret shoqëror gjatë lëvizjes avantgard të fillimit të shek XX, duke u bërë një nga karakteristikat më përcaktuese të modernizmit.

Gehry – edhe ai një modernist – dekada më vonë, shprehet:

“Këto janë punë dashurie,” me metaforën “dhe e bukura ka rëndësi”, në simbiozë me Louis Khan: “E bukura është produkt i punës, i përzgjedhjes, i integrimit dhe dashurisë”

Dhe konceptualisht dhe ndër këto citime, nuk e shkëpusim dot artin nga arkitektura, në shprehjen e përmbajtjes artistike, si një mjet për të formësuar jetën emocionale të përdoruesit, së cilës arti dhe arkitektura e kombinuar mund t’i japin një kuptim të ri, duke ofruar një vend që përfaqëson një ndjenjë të komunitetit, përveç funksionit dhe teknikës.

Bauhaus u identifikua nga ajo që Argan (1992) e quan “racionalizëm metodologjiko-didaktik”, duke inkurajuar unifikimin e të gjitha arteve përmes një termi, i cili përkthehet si një “vepër totale arti”, duke përfshirë arkitekturën, pikturën, skulpturën, dizajnin industrial dhe zejtarinë.

Walter Gropius, themelues i Bauhaus thoshte: “Një arkitekt duhet ta njohë artin, po aq sa një artist duhet ta njohë arkitekturën. Nuk duhet projektuar një ndërtesë dhe më pas të porositet një skulptor, apo e anasjellta; kjo do të ishte e gabuar dhe e dëmshme për unitetin arkitektonik.”

Në pavionin ikonik të Barcelonës, i projektuar nga Mies van der Rohe: skulptura Der Morgen (vepër e skulptorit gjerman Georg Kolbe) nuk është thelbësore për këtë hapësirë. Por çfarë tjetër është thelbësore në këtë koncept arkitekturor, përveçse kompozimi i planeve dhe pareteve vertikale si një sfond muzeal për veprën. Siç shprehet Claudia Cabral: “në ekuilibrin delikat të Mies, të udhëhequr nga asimetri të pjesshme dhe nga një sistem kompensimi, skulptura është i vetmi element që nuk ka asnjë homolog”. Mies morri vendimin të vendosë aty vetëm një skulpturë, një të vetme. Elementi figurativ në rrafshin e tij abstrakt. Përmes hapësirave luajnë reflektimet, transparenca dhe paralelet, jemi të vetmit partnerë të mundshëm për figurën e bronztë, ne njerëzit prej mishi e gjaku, vizitorët.”

E në analogji ky projekt i ministrisë së Kulturës, bashkoi në këtë konkurs, artistët me arkitektët dhe me ekipet e tyre mbështetesë, në 18 lote nga veriu në jug të Shqipërisë, me 8 vepra publike të përzgjedhura si fituese për vitin 2022, ndër 132 projekte të aplikuara. Një pjesë prej tyre rrethrrotullime shumë të rëndësishme urbane, dhe një pjesë të shëndërruara në hapësira të reja publike të akesueshme.

Jeta fizike e çdokujt prej nesh mbetet në rrugë shumëkatëshe, përgjithësisht familjare por dhe të zhurshme, herë trafik, herë të zhveshura, apo me gjelbërim, në një peizazh të lidhur me vendet, objektet, qytetin, të dendur me dyqane, kafene, të gjallë me turmën e ndërveprimeve shoqërore dhe të mbushura me mbishkrime publike të të gjitha llojeve: reklama, tabela, postera.

Arti Publik shmang çdo pamje të këtij rrëfimi linear, duke i tërhequr kalimtarët në një sekuencë tjetër të rastësishme reminishencash, vëzhgimesh, mendimesh, kërkimesh kulturore dhe filozofike, parodive në dukje joserioze, apo dhe vetë natyrës.

Duke ofruar një reflektim tjetër, në kuptimet e mbyllura të gjërave të përditshme, arti publik përmes lehtësisë, dhe arkitektura konstruktive e estetizuar, mund të prodhojnë një diversitet dhe përmbajtje, që nuk është aspak pa formë, përkundrazi një interpretim dhe eksperiencë identifikuese.

Në fakt strukturat vizuale kontribuojnë në strukturat shoqërore, ndihmojnë në orientimin e evolucionit të kulturës njerëzore. Evolucioni nga vetë përkufizimi i tij sugjeron ndryshim dhe ndryshimi është evolutiv dhe në art apo arkitekturë.

Qëllimi i këtij konkursi ishte qasja në modele bashkëkohore, duke shërbyer pamohueshmërisht si pika referimi për identitetin urban të qytetit apo lokalitetit në të cilin janë ngritur, si përvoja kontekstuale dhe kulturore.

Me modernizëm kuptohet qëndrueshmëria e veprës në kohën e vet, koherenca dhe kontekstualizmi, shprehja e saj në veçantinë e saj më të pakapshme, gati perfeksionizmi formal, i cili nuk mund të mbetet nën një ftohtësi shembullore dhe i zhveshur nga emocioni, dhe vlen në të gjitha format e shprehjes publike.

Nje modernist si Baudler, flet po njëlloj në perfeksionizëm formal duke na kujtuar pejsazhin që do të donim të përjetonim dhe në qytet.

Natyra është një tempull ku kolona të gjalla
Shpesh nxjerrin prej tyre fjalë konfuze.
Njeriu kalon mes tyre si në një pyll simbolesh
Që e vrojtojnë me shikim familjar …

‘Correspondances’ (Les Fleurs du mal – IV)

Siç tha dikur Rino Levi, arkitektura nuk është dytësore, por as nëna e të gjitha arteve, sic shprehet Wright. Ekziston vetëm një art dhe vlera e tij matet nga emocionet që na shkakton.

Piktura dhe skulptura mund të jenë të pavarura, megjithatë, kur aplikohen në arkitekturë, ato bëhen pjesë e një tërësie. Ky mësim mbi kolektivitetin dhe përvojat e përbashkëta fillon gjatë zhvillimit të projektit dhe prek çdo person që ka mundësinë të vizitojë veprën arkitekturore.

Në vijim do të ndiqni disa nga veprat dhe projektet më të vlerësuara në këtë konkurs, duke uruar që përvoja e konkurseve të jetë e përhershme në evidentimin e vlerave dhe përpjekjes profesionale.

Meteor – Kristo Krisiko – IXI architecture
Meteor – Kristo Krisiko – IXI architecture
Drejt Perëndimit – Eljan Tanini – Gjergji Islami / Olsi Mino / Albano Guma
Drejt Perëndimit – Eljan Tanini – Gjergji Islami / Olsi Mino / Albano Guma
Wolves Coming – Liu Ruowang – Inceptio
Wolves Coming – Liu Ruowang – Inceptio
Terminal for Tirana – Karolina Halatek – Apparat Studio
Terminal for Tirana – Karolina Halatek – Apparat Studio
Mbërritja e zogjve – Ergys Krisiko – iRI
Mbërritja e zogjve – Ergys Krisiko – iRI
Foleza – Vasil Dhiamandi – Dhiamandi Studio
Foleza – Vasil Dhiamandi – Dhiamandi Studio
Plis – Sulid Kasemi – Aleks Shtjefni / Julia Hallvaxhiu
Plis – Sulid Kasemi – Aleks Shtjefni / Julia Hallvaxhiu
Zabel – Sadik Spahija – Besar Zifla
Zabel – Sadik Spahija – Besar Zifla
The Albanian Key – Alfred Milot Marashi – Suela Dragovoja
The Albanian Key – Alfred Milot Marashi – Suela Dragovoja
Plug – Ergys Krisiko – Focus Architecture
Plug – Ergys Krisiko – Focus Architecture
Symbiosis – Zhang Wang – Focus Architecture
Symbiosis – Zhang Wang – Focus Architecture
Pritja e Malësorëve – Kristo Krisiko – iRI
Pritja e Malësorëve – Kristo Krisiko – iRI

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here