SHARE

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë i bashkohet thirrjes së Ministrisë së Kulturës për propozime të trajtimit të Pavijonit Shqiptar në Bienalen e Arkitekturës 2023. Inkurajohet pjesëmarrja e ekipeve multidisiplinare në përbërje të tyre arkitektë (drejtues i grupit), artistë, graphic designer, kritikë arti, artizanë, sociologë urbanë, planifikues urbanë etj. Pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri të mira mbi arkitekturën shqiptare dhe përvojë kombëtare apo ndërkombëtare në fushën e Arkitekturës, Urbanistikës dhe Peizazhit.

Edicioni i 18-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, Bienalja e Venecias 2023 do të hapet për publikun në periudhën 22 maj – 26 nëntor 2023. Tema e kësaj Bienaleje “THE LABORATORY OF THE FUTURE” është përzgjedhur nga Kuratorja e edicionit të 18-të Lesley Lokko, e cila e ka motivuar zgjedhjen e saj si vijon:

“Teknologjitë e reja shfaqen dhe zhduken vazhdimisht duke na dhënë pamje të pafiltruara të jetës në pjesë të globit që ndoshta nuk do t’i vizitojmë kurrë, aq më pak do t’i kuptojmë. Por, të shohësh afër dhe larg në të njëjtën kohë, është gjithashtu, siç e kanë thënë Du Bois dhe Fanon, një formë e “vetëdijes së dyfishtë”, konflikti i brendshëm i të gjitha grupeve të varura apo të kolonizuara, që përshkruan pjesën më të madhe të botës, jo vetëm “atje” në të ashtuquajturat botë në zhvillim, të treta dhe arabe, por edhe “këtu”, në metropolet dhe peizazhet e veriut global. Në Evropë flitet për pakicat dhe diversitetin, por e vërteta është se pakicat perëndimore janë shumica globale, diversiteti është norma jonë.

Ka një vend në këtë planet ku të gjitha këto çështje të drejtësisë, racës, shpresës dhe frikës bashkohen dhe ndërthuren (shkrihen). Afrikë. Antropologjikisht ne jemi të gjithë afrikanë. Dhe ajo që ndodh në Afrikë, na ndodh të gjithëve.”

Për më shumë informacion mbi tematikën, vizitoni faqen e Bienales së Venecias 2023

PËRZGJEDHJA E PROJEKTIT PËRFAQËSUES TË PAVIJONIT SHQIPTAR DO TË KALOJË NËPËR DY FAZA:

Faza I: është faza e përzgjedhjes së projekt-ideve më të mira. Kjo fazë është e hapur deri më 18 dhjetor 2022 ora 24.00.

Shpallja e fituesve të Fazës I: Juria do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekt-ideve më të mira, që do të kualifikohen për në fazën e dytë të konkursit, brenda datës 23 dhjetor 2022.

Faza II: është faza e paraqitjes së projekteve të plota të pavionit shqiptar në Bienale mbi projekt-idetë e kualifikuar në fazën e parë. Këto projekte duhet të paraqiten deri me datë 11 janar 2023 ora 24.00. Juria do të shpallë kërkesat mbi paraqitjen e projektit të plotë menjëherë pas shpalljes së fituesve të fazës së parë.

Shpallja e fituesit: Projekti dhe ekipi fitues do të shpallet brenda datës 16 janar 2023.

Për më tepër informacion rreth proçedurave të aplikimit ju ftojmë të vizitoni faqen e Ministrisë së Kulturës: Pavijoni Shqiptar në Bienalen e Venecias, 2023

Thirrje për Projekte: Pavijoni Shqiptar në Bienalen e Venecias, 2023

©Ministria e Kulturës
©Ministria e Kulturës
©Ministria e Kulturës
©Ministria e Kulturës
©Ministria e Kulturës
©Ministria e Kulturës
©Ministria e Kulturës
©Ministria e Kulturës
©Ministria e Kulturës
©Ministria e Kulturës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here