SHARE

Në datën 18.03.2024, Bashkia Tiranë do të fillojë zyrtarisht Projektin “Të rinj dhe të reja drejt një  Profesioni”, financuar nga burime publike dhe do të shpallin thirrjen e parë të hapur për dorëzimin e aplikimeve për të kryer Punësim me kontratë dhe kohëzgjatje të caktuar 6 muaj, pranë subjekteve, nga të rinjtë e sapodiplomuar që janë të aftë për të qenë të suksesshëm në një treg konkurrues në kërkim të një pune.

Rreth Projektit të Bashkisë së Tiranës për Fondin e Projekti “Të rinj dhe të reja drejt një Profesioni”.
Ky projekt synon sigurimin e punësimit për të rinjtë e sapodiplomuar, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësisë. Nëpërmjet këtij Projekti mbështetet krijimi mundësisë për vende të reja të punës, duke bashkëpunuar me punëdhënësin.
Krijimi i një mundësie për Punësim me kontratë me kohëzgjatje të caktuar do t`u shërbente të rinjve që për një periudhë kohore 6 muaj, për profesionet që ato kanë studiuar, të kryejnë Punësim me kontratë me kohëzgjatje të caktuar pranë subjekteve tregtare, të cilat do t`i aftësonin për t’u specializuar në profesionet më të kërkuara nga tregu i punës. Të rinjve përfitues do t`u akordohet financimi mujor i pagës minimale bruto dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore përmes procedurës për zbatimin e Udhëzuesit Operacional për Projektin “Të rinjtë dhe të rejat drejt një profesioni” në numrin e tyre të llogarisë bankare.
Subjekti Tregtar fitues (Punëdhënësi) do të depozitojë pranë Bashkisë Tiranë një kopjë të Listëprezencës, Listëpagesës dhe Urdhër Pagese 1900, Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore.(vetëm për personat përfitues)
Projekti do të zbatohet në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë dhe do të ketë kuota që do të kufizojnë numrin e aplikantëve dhe sasinë e financimit.

Mbështetja e Projektit

Qëllimi i Projektit është të japë një mbështetje për studentët e sapodiplomuar brenda apo jashtë vendit që nuk kanë pasur sukses në gjetjen e një pune. Projekti është ndarë në 4 (katër) faza.

Faza e parë:  Aplikimi nga kandidatët (Subjektet ,të rinj dhe të reja)
Faza e dytë:  Përzgjedhja e kandidatëve fitues
Faza e trete: Fituesit e njoftuar do të nënshkruajnë një kontratë 6 mujore
Faza e katërt: Monitorimi i procesit të punësimit.

Seksioni I

Aktivitetet e Pranueshme të subjekteve tregtare që mund të aplikojnë në projekt:

Aktivitetet e pranueshme për subjektet janë nga sektorët e mëposhtëm, përkatësisht:

•    Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);
•    Zyra Ligjore, Konsulente, Financiare, Arkitekturore etj.
•    Sistemi Bankar;
•    Turizmi;
•    Industria;
•    Shërbime, etj.

Sektorët mund të ndryshojnë gjatë vitit, në varësi të prioriteteve të parashtruara nga Bashkia.

Të drejtën për të aplikuar nga punëdhënësit e kanë :

•    Subjektet tregtare që ushtrojnë aktivitet ekonomik në territorin e Bashkisë së Tiranës.
•    Subjektet tregtare që nuk kanë detyrime financiare ndaj pushtetit qendror dhe vendor.
•    Subjektet tregëtare që zbatojnë Kodin e Punës në lidhjen e kontratave të punës me punëmarrësit.
•    Subjektet tregëtare që janë të gatshme për të bashkëpunuar në planin afatshkurtër dhe afatgjatë me Bashkinë e Tiranës.
•    Subjektet tregtare që tregu i punës ofron mundësi punësimi për shërbimin që ata ofrojnë.

Aktivitetet që nuk janë të pranueshme për të marrë pjesë në këtë projekt janë :

•    Aktivitetet që janë për prodhimin e pijeve me përmbajtje të lartë alkooli dhe pijeve alkoolike të fuqishme;
•    Prodhimin e produkteve të duhanit;
•    Prodhimin dhe shpërndarjen e armëve;
•    Prodhimin që përdor teknologjinë që shkakton ndotje mjedisore (si për shembull ndotje të ajrit, ujit, tokës, etj.);

Dokumentacioni që duhet dorëzuar për aplikim:

•    Formulari i Aplikimit për Punëdhënësin  (gjeni bashkëlidhur)
•    Extrakt QKB
•    Listëpagesat e tre muajve të fundit të punonjësve. (nese subjekti e ka kofidenciale mund të dorëzoj vetëm listën emërore të të punësuarve, pa të dhëna të tjera)
•    Fotokopje të Niptit
•    Referenca nga Institucione të Bashkisë Tiranë me të cilat kanë pasur bashkëpunim (nëse ka)

•    Aneksi 2 – Formulari i Aplikimit për  subjektin (Punëdhënës)

Subjekti Punëdhënës:______________________

Nr total i të rinj/të reja të sapodiplomuar, të papunë që kërkoni për subjektin tuaj: _______________________________________________________________

Periudha:_________________________________________________

Informacion i detajuar:

•    Ju lutem jepni një përshkrim të detajuar rreth fushës së punësimit (profilet specifike)  për të rinj dhe të reja dhe formimi/trajnimi qe mund të marrin në subjektin tuaj:

•    Objektivat tuaja lidhur me përfshirjen e të rinjve në Punësim me kontratë dhe kohëzgjatje të caktuar :

•    Ofroni kushtet e favorshme për zhvillimin e këtij Punësimi me kontratë dhe kohëzgjatje të caktuar  për të rinjtë si psh: zyra, bonus, trajnime, transport, tjeter..)

Shkarko:Formulari i Aplikimit për  subjektin (Punëdhënës)

Seksioni II

Aplikantët e Pranueshëm (të rinj/të reja)

Projekti është hartuar për kandidatët në kërkim të një pune që synojnë fillimin e një karriere profesionale sipas degës që kanë studiuar. Kandidatët e përzgjedhur janë të detyruar të marrin pjesë personalisht në të gjitha aktivitetet e projektit.
Pjesëmarrësit e Projektit janë Të rinj dhe të reja që janë banorë rezidentë në Bashkinë Tiranë.

E drejta për të marrë pjesë në projekt dhe për të pasur akses në marrjen e Pagës Minimale Bruto dhe Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, mund të përdoret vetëm një herë.
Të drejtën për të aplikuar e kanë:

•    Të rinj/të reja deri në 29 vjeç;
•    Të rinj/të reja që janë banorë rezidentë në Bashkinë Tiranë;
•    Të rinj/të reja që kanë më pak se 12 muaj që kanë përfunduar studimet universitare brenda apo jashtë vendit dhe që rezultojnë të papunë;
•    Të rinj/të reja që kanë përfunduar studimet universitare me rezultate të larta;

Do të trajtohen me prioritet:
•    Të rinj/të reja të aftë për punë, të familjeve që përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike;
•    Të rinj/reja të aftë për punë, të familjeve që përfshihen në skemën e përfitimit të invaliditetit;
Të rinj që nuk përmbushin kriteret për t’u përzgjedhur janë ata të cilët kanë një konflikt interesi me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e Projektit.

Nëse një nga këto kritere nuk plotësohet, komisioni vlerësues nuk vijon me shqyrtimin më tej të seksioneve vijuese, por shpallet Jo Fitues.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar të rintë/të rejat:

•    Certifikatë familjare;

•    Kartë identiteti (ID)

•    Diploma ose vërtetimi i lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë që vërteton përfundimin e studimeve;

•    Listën e notave ;

•    Vërtetimit nga e-albania për kontributet për sigurimet shoqërore;
•    Vërtetim për përfituesit në skemën e ndihmës ekonomike;
•    Vërtetim për përfituesit e invaliditetit;
I gjithë dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë origjinal ose i noterizuar.

Mbështetja financiare

Fondi total i Projektit përballohet nga fondi per projektin “Të rinj dhe të reja drejt një Profesioni”, Aparati i Bashkisë në programin e Kujdesit Social për familjet dhe fëmijët parashikuar në Buxhetin e Bashkisë dhe masa e financimit për individ do të jetë në nivelin e pagës minimale bruto dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për secilin përfitues që do të zhvillojë me sukses Punësim me kontratë dhe kohëzgjatje të caktuar  për një periudhë 6 muaj.  Buxheti që do të miratohet çdo vit për këtë projekt do të planifikohet duke ju referuar ecurisë së projektit të vitit parardhës dhe mundësive financiare për përfshirjen në Buxhetin e Bashkisë Tiranë të viteve në vijim.

Shpenzimet e Pranueshme

•     Paga minimale dhe Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetëore.

Si të Aplikohet

Të gjithë Formularët e plotësuar të Aplikimit do të dorëzohen pranë Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit në Bashkinë e Tiranës, në një kopje origjinale. Aplikantët (subjektet, të rinj dhe të reja) janë të detyruar që të dorëzojnë bashkangjitur me Formularin e Aplikimit dhe të gjitha llojet e dokumenteve për aplikim. (origjinal ose të noterizuar)

Afati i fundit për dorëzim e dokumentave (për të rinjtë dhe bizneset) është jo më vonë se data 11.04.2024 (brenda orës 16:00) në adresat në vijim: Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit në Bashki. Formulari i plotësuar i aplikimit me dokumentet e bashkëngjitura duhet të dorëzohen personalisht ose me postë në sportelin e pritjes me qytetarin, brenda orarit zyrtar.

Çdo aplikim që merret pas datës së shpallur të mbylljes do të quhet i pavlefshëm.
Çdo aplikant mund të përfshihet vetëm në një subjekt.

Informacione të tjera

Informacione shtesë dhe Formulari i Aplikimit për të rinjtë mund të gjendet në adresën www.tirana.al.

Për më shumë informacion në Bashki, ju lutem kontaktoni Marsela Kokoshi (emri i personit nga Bashkia) në numrin e tel. 0692902546, ose në adresën në vijim: [email protected].

Takimet informuese do të organizohen pranë , të gjitha Universiteteve (publike-private) OJF-të, institucionet, partnerët që mund të informojnë të rinjtë me vendbanim në Bashkinë Tiranë  deri më 11.04.2024.

•    Aneksi 3 – Formulari i Aplikimit për  Punësim me kontratë dhe kohëzgjatje të caktuar

Formular aplikimi për Punësim

Informacione kontakti
Emri / Mbiemri
Adresa
Numri i telefonit
E-maili
Niveli arsimit (Universiteti dhe dega e studimit)
Mesatarja
Trajnime te zhvilluara (nese keni)

1.    Cili është qëllimi juaj për pjesëmarrjen në Projektin  “Të rinj dhe të reja drejt një Profesioni, mbështetur nga Bashkia Tiranë dhe ku do të donit t`a zhvillonit ?
………………………………………………………………………………………………………….……
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

2.Aftësitë, përvojat dhe njohuritë që zotëroj dhe mund të më shërbejnë për të zhvilluar këtë Punësim me kontratë dhe kohëzgjatje të caktuar  *:
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

2.    a) Keni qenë të punësuar me një pagesë të rregullt brenda 12 muajve?
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
b) Pse duhet të përzgjidheni ju për këtë Punësim me kontratë dhe kohëzgjatje të caktuar ?
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

3.    Ju i perkisni grupit(eve) të mëposhtme:

Të rinj dhe të
reja
Deri në 29 vjeç;
Të rinj dhe të reja Që janë banorë rezidentë në Bashkinë Tiranë;
Të rinj dhe të reja Që rezultojnë të papunë;
 Të rinj dhe të reja Që kanë më pak se 12 muaj që kanë përfunduar studimet               universitare brenda apo jashtë vendit;
Të rinj dhe të reja   Të aftë për punë, të familjeve që përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike;
Të rinj dhe të reja Të aftë për punë, të familjeve që përfshihen në skemën e përfitimit të invaliditetit;

*Ju lutemi na paraqisni edhe dokumente shtesë që vërtetojnë arsimin, aftësitë dhe eksperiencat e sipërpërmendura. Njëkohësisht, nëse i përkisni grupeve të mësipërm, lutemi të na paraqisni dokumentet përkatëse
Data e mbylljes së dorëzimit të dokumenteve të aplikimit është 11.04.2024; ora 16:00; (data, ora).  Lista e aplikantëve të aprovuar do të publikohet tek Bashkia Tiranë më  www.tirana.al më 29.04.2024. Informacioni do të jepet edhe nëpërmjet telefonit 692902546.

Shkarko:Formulari i Aplikimit për  Punësim (Të sapodiplomuarit)

Unë i/e nënshkruara deklaroj se të dhënat që përmban ky aplikim janë dhënë me vullnetin tim të lirë, në përputhje me mbrojtjen e të dhënave personale, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i cili garanton konfidencialitetin e të dhënave të klientit dhe në këtë mënyrë  jap shprehimisht pëlqimin tim që ato të përdoren nga Bashkia e Tiranës për qëllime të kryerjes së aktiviteteve të saj.
Deklaroj me vullnetin tim të lirë se kto të dhëna janë të sakta dhe mbaj përgjegjësi ligjore

Nënshkroi:                                                                                           Data:

__________________                                                         __________________

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here