SHARE

Për , Arkitekti Stefano Pujatti prezanton konferencën me titull “MAYBE

18.03.2024 ora 18:30 

Piramida e Tiranës – Kubi U9

Hyrja e lirë

Në gjuhen shqipe me përkthim simultan në shqip.

Stefano Pujati do të flasë për punën e ElasticoFarm, se si mjedisi fizik dhe kulturor në të cilin jetojmë dhe punojmë ndikon në ndjenjat tona dhe rrjedhimisht në planifikimin dhe përparimin tonë, për mënyrën se si të ushqehen dyshimet, dhe jo siguritë, si dhe për vetëdijen se çdo vendim përjashton zhvillime të mundshme që janë potencialisht po aq të vlefshme. Ai do të flIasë gjithashtu për dizajnin, të kuptuar si përkthim i ëndrrave në shenja, për projektin si një akt i hedhjes përpara, përtej pengesës, të esencës që ka distiluar vizatimi, për ndërgjegjësimin si një mjet i domosdoshëm për të kuptuar se si duhet vepruar në mënyrë të qëndrueshme, për të përdorur forcat e natyrës si aleate të projektit, duke i integruar ato në procesin e transformimit të mjedisit, për planifikimin si një vizion optimist i së ardhmes, ku ajo që imagjinohet, përmes strategjisë dhe teknikës, mund të modifikojë realitetin, për ta bërë atë më të ngjashëm me atë botë që ne duam të aspirojmë, por që sigurisht nuk është e vetmja botë e mundshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here