SHARE

Të nderuar, kolegë!
Ju bejmë me dije se DRAFTI i publikuar paraprakisht, është një draft tranzitor dhe jo materiali i konsoliduar i bashkerenduar nga grupi i punës.
Ju ftojmë të ndiqni linket bashkëlidhur publikimit në fjalë me draftet e fundit të hartuara nga grupi i punes i ngritur, me Urdhër të Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikësnr. 261 të datës 07/01/2019 për hartimin e Urdhrit të Arkitektit i asistuar nga Shoqata e Arkitektëve te Shqipërise dhe dhe ajo e Inxhinierëve. Ky grup ka bashkëpunuar ngushtë dhe me grupin e punës të ngritur nga ministri përgjegjës për arsimin me urdhrin nr 115 datë 13/03/2018 për ndryshimin e ligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë me qëllim përafrimin e plotë me direktivën 36/2005/CE.
Bashkëlidhur gjeni:
PROJEKT LIGJIN PËR URDHRIN PROFESIONAL TË ARKITEKTIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
RELACIONIN NPËR PROJEKTLIGJIN PËR
PËR URDHRAT PROFESIONALË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
RELACIONI PËR PROJEKTLIGJIN PËR URDHRIN PROFESIONAL TË ARKITEKTIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
PROJEKT LIGJIN PËR URDHËRAT PROFESIONALË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Sqarojme se keto jane draftet e fundit te hartuara nga ky komision.
Ju falenderojmë!

Grupi i punës i ngritur me urdhrin e Ministrit të MIE nr. 261 të 9.1.2019, ka punuar për më shumë se një vit në bashkëpunim me shoqatat e inxhinierëve dhe arkitektëve me qëllim ngritjen e Urdhërave Profesionalë (UP) respektivë duke adresuar kështu një kërkesë të hershme të tyre. Grupi i punës ka bashkëpunuar me grupin e punës të ngritur nga Ministri përgjegjës për arsimin me urdhrin nr. 115 datë 13.3.2018 për ndryshimin e ligjit për profesionet e rregulluara në RSH me qëllim përafrimin e plotë me Direktivën 36/2005/CE. Ky përafrim parashikon ndryshimin e një sërë aktesh që parashikojnë përcaktime në lidhje me kualifikimet/profesionet e rregulluara. Rishikimi i tyre parashikohet të bëhet brënda vitit 2021. Janë identifikuar paraprakisht një pjesë e ligjeve/akteve nënligjore të cilat janë parashikuar të harmonizohen në fillim, ndër të cilat ligjet që parashikohet të përafrohen janë dhe ligjet për Urdhrat Profesionalë që janë në fuqi për disa profesionet ë rregulluara, si dhe përgatitjen e draft ligjeve për UP të cilat nuk janë ngritur ende (si UP për Inxhinierët dhe Arkitektët) që duhet të jenë të harmonizuar me Direktivën e sipërcituar dhe të adresojnë dhe problematikat e vërejtura me funksionimin e UP deri më sot. Ndërkohë GIZ po mbështet për të bërë screening të të gjithë legjislazionit të të gjithë sektorëve me të cilat do të vijohet harmonizimi.
Për sa më sipër grupi i punës përgatiti draft ligjin kuadër dhe dy draft ligjet për UP të Inxhinierit dhe Arkitektit me asistencën dhe të Urdhrit Italian të Inxhinierëve dhe mbështetjes nga Ambasada Italiane në Tiranë. Ligji kuadër parashikon dispozita të përbashkëta për të gjitha UP në lidhje me misionin, organet kolegjiale dhe autoritetet e urdhrave, strukturën administrative, ndarjen e përgjegjësive administrative nga ato profesionale / etike (administrata duhet të jetë e qëndrueshme dhe të mos ndryshojë vazhdimisht, të jetë profesionale dhe të administrohet veçmas nga një administrator që ka aftësi profesionale për të drejtuar pjesën administrative të UP, konsideruar problematikat e vërejtuara, të cilat kanë sjellë problematika në lidhje me licencimet nga UP që funksionojnë sot. Gjithashtu, është vërejtur se ka nevojë për më shumë transparencë në menaxhimin e UP përfshirë çështjet financiare dhe procedurat e ndjekura për verifikimin e vlefshmërisë së dokumenteve, ka pasur pretendime për procedurat e ndjekura për procesin zgjedhor, etj, procedurat për zgjedhjen e organeve kolegjiale dhe autoriteteve të urdhrit si dhe dispozita se si të procedohet kur të ngrihet një UP i ri, etj.
Ligjet për secilin UP ekzistues, shpesh kanë dispozita të ndryshme për të njëjtën cështje dhe nganjëherë dispozita që janë në kundërshtim me ato të ligjit të profesioneve të rregulluara dhe aparashikimet e direktivës 36/2005/EC. Qëllimi i përgatitjes së një ligji të ri kuadër për UP është përcaktimi i rregullave të përgjithshme për organizimin dhe funksionimin e UP, në mënyrë që të eliminohen pjesët që janë në kundërshtim ose mbivendosen me ligjin, t’i harmonizojnë ato me direktivën 36/2005/EC dhe të mundësojë mirëfunksionimin e strukturës organizative të UP eleminuar dobësitë aktuale të identifikuara gjatë viteve të funksionimit. Ligji specifik për secilin UP parashikohet t’i referohet ligjit kuadër, me qëllim adresimin e specifikave për secilin profesion të rregulluar.
Pas konsultimeve të gjera me shoqatat e sektorëve, u vendos që të ngrihen 2 UP të ndara: për Arkitektët dhe Inxhinierët. Këto ligje do të parashikojnë ndër të tjera fazën e tranzicionit për përfshirjen në regjistrin e UP.
Puna e bërë deri më sot është raportuar dhe në kuadër të raportimeve të Shqipërisë në lidhje me përafrmin e Acquis për Kapitullin 3, që drejtohet nga MFE, dhe është prezantuar dhe në nënkomitetin për tregun e brendshëm që u mbajt në prill 2020. Procesi në tërësi dhe hartimi i draft ligjit kuadër që harmonizon kuadrin bazë të funksionimit të UP u përshëndet nga Komisoni Evropian i cili dha suportin për të na asistuar nëse do të kishte cështje për të cilat do të lindte nevoja për konsultim dhe u konsiderua si progres i dukshëm në kuadër të punës për përafrimin me direktivën e sipërcituar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here