SHARE

Plani i Pergjithshem Vendor i Tiranes 2015-2030

Bashkimi i Operatoreve Ekonomik:
Andreas Faoro – UNLAB (kordinator i Planit të Pergjithshëm Vendor ); Stefano Boeri Architetti; IND, adresa: Noordmolenstraat 44B, 3035RK Rotterdam, the Netherlands, përfaqësuar nga Andreas Faoro (UNLAB), në funksionin e “ Kontraktuesit”.

English: https://www.youtube.com/watch?v=UROrwekpmLE

Hartimi i Planit të Ri Rregullues, “Tirana 030”, erdhi si pasojë e Reformës Administrativo- Territoriale, e cila mori jetë me ndarjet e reja të njësive të qeverisjes vendore, pikërisht në vitin 2015. Prej këtej lindi dhe nevoja e planifikimit të zhvillimit të territorit të një Tirane 25 herë më të madhe.
Kufinjtë e rinj të qytetit të Tiranës, duke përfshire në administrim dhe 14 ish-komunat, pas kësaj ndarje të re administrative, gjeneruan sfida dhe potenciale të reja të zhvillimit të qëndrueshëm për kryeqytetin. Parimi i pare që ky plan përcakton është pikërisht ekuilibrimi i zhvillimit urban dhe konservimit të mjedisit dhe pasurive natyrore , duke u mbështetur gjithmonë në projeksionin e rritjes reale të popullsisë në territorin e Tiranës.

Hartimi i Planit të Ri të Përgjithshëm Vendor “Tirana030”, ështe paraprirë nga një fazë studimi të thelluar të gjendjes ekzistuese dhe të të gjithave planeve rregulluese të mëparshme. Evidentimi dhe shkrirja e të gjithë elementëve më të fortë që përbëjnë vlerat e vërteta të secilit prej këtyre planeve, shënuan dhe referencën e duhur për Planin e Ri Rregullues.
Analiza e qytetit të Tiranës është zhvilluar duke angazhuar disiplina të ndryshme dhe të veçanta, të tilla si gjeografike, sociologjike, historike, ekonomike, statistike, arkeologjike, arkitekturore, inxhinierike. Disiplinat e përmendura më sipër kanë zbuluar dobësitë dhe potencialin e zonës dhe janë korniza njohëse e qytetit dhe e punës sonë. Nga pikëpamja e planifikimit urban, qyteti i Tiranës dhe territori i saj i ri janë studiuar në shkallë të ndryshme dhe në aspekte të ndryshme; veçantitë e tyre morfologjike, shpejtësia dhe lëvizshmëria, mënyrat e tyre të ndryshme të jetesës, llojet e lidhjeve midis qendrës urbane dhe sistemeve territoriale, mjedisore, etj.

Tirana është një realitet hetereogjen dhe kompleks, i karakterizuar nga tipologji dhe morfologji të ndryshme që jetohen dhe kryqëzohen në mënyra të ndryshme, në varësi të vendndodhjes, prandaj është e rëndësishme të kuptohet se një qytet si Tirana nuk është bërë vetëm nga pasuritë urbane, siç janë toka dhe ndërtesat, shërbimet dhe mallrat. Evolucioni i saj varet edhe nga komponentët socialë, mbi lidhjet dhe sjelljet e njerëzve, në ofertat kulturore dhe arsimore që propozon dhe që është në gjendje të zhvillojë.
Në 2016, plani i përgjithshëm vendor i Tiranës tregon të ardhmen e një metropoli policentrik dhe kaleidoskopik, i cili do të presë në çdo pjesë të tij një ekuilibër të gjetur ndërmjet qytetit dhe natyrës. Vizioni ka identifikuar disa objektiva strategjikë që synojnë të drejtojnë zhvillimin urban, ekonomik dhe social të Tiranës në 15 vitet e ardhshme.

Ne vitin 2030, Tirana synon te behet:

  1. Një qytet intensiv dhe policentrik. Një metropol intensiv në rritje brenda kufijve të tij ekzistues, duke rivendosur hapësirat e tij të pashfrytëzuara dhe duke zëvendësuar ndërtesat e vjetra, që konsumojnë sasi të lartë të energjisë me një arkitekturë të re estetike dhe funksionale për mjedisin.
  2. Një qytet i aksesueshëm. Një metropol i aksesueshëm që nxit mobilitetin e qëndrueshëm përmes një rrjeti efikas të transportit publik dhe lëvizshmërisë së përbashkët.
  3. Një qytet me biodiversitet. Një metropol ku banorët e saj mund të gjejnë një ekuilibër midis sferës urbane, natyrore dhe bujqësore, duke ruajtur dhe promovuar biodiversitetin e kulturave dhe të llojeve të gjalla.
  4. Një qytet i qëndrueshëm. Një metropol që eksperimenton një sistem të gjerë të prodhimit dhe shpërndarjes së burimeve të ripërtëritshme të energjisë, duke propozuar dhe konfirmuar objektivat e COP21; një metropol që ka te gjitha potencialet për t’u orientuar drejt një kryeqyteti evropian ku të përdoren gjerësisht  automjetet.
  5. Një qendër mesdhetare. Një metropol që rizbulon dhe investon në trashëgiminë e tij, historike, artistike dhe peisazhet, duke e transformuar atë në një burim për një lloj të ri të arsimit dhe turizmit aktiv.
  6. Një qytet krijues Një metropol që mund të stimulojë një industri të teknologjisë së lartë të prodhimit, ku zejtaria tradicionale e Tirana030 është e aftë për t’u dalluar në tregjet globale dhe e njohur për prodhimin e mjeteve me vlerë të lartë të shtuar.
  7. Një qytet i zgjuar. Një metropol që ndërton të ardhmen e tij në mënyrë transparente, me përfshirjen e qytetarëve, komuniteteve, institucioneve dhe aktorëve.
  8. Një qytet gjithëpërfshirës. Një metropol që e çon Shqipërinë të ketë një rol vendimtar në politikën mesdhetare dhe kulturën, ku ajo mund të veprojë si një urë gjeopolitike mes Evropës dhe Lindjes; një metropol multikulturor dhe multi-fetar, ku feja dhe traditat janë vlera të shtuara dhe ndihmojnë për të investuar në diversitet, duke qenë konkurues me metropolet e tjera ndërkombëtare.
  9. Një kopësht Ballkanik. Një metropol që redukton hendekun mes zonave të pasura dhe të pjesëve të rrezikuara të popullsisë, nëpërmjet një projekti për rishpërndarjen e burimeve të tokës, të drejtave ekonomike dhe kulturore, duke promovuar formimin e Objektivave të paracaktuara në dokumentin e Nismës për Planin e Përgjithshëm Vendor.
  10. Një qytet 24 orë. Një metropol ku shërbimet kryesore janë të hapura dhe të qasshme 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit.

   

Vizioni dhe strategjia e TR030 është zhvilluar përmes tre instrumenteve kryesorë:

  1. Një afresko: Imazhi i ri i Tiranës 2030.
  2. Një letër: Rregullat kryesore për të arritur objektivat strategjike.
  3. Një atlas: Projektet strategjike që ndërtojnë imazhin e Tiranës për 2030.

 

Për të përmbushur këto objektiva janë hartuar 13 projekte strategjike të cilët përcaktojnë komponentin strukturor të planit dhe saktësojnë në një projekt të vetëm objektivat dhe prioritetet e zhvillimit të territorit.

       

    

Objektivat e paracaktuara në dokumentin e Nismës për Planin e Përgjithshëm Vendor

  • Zhvillimin e balancuar rajonal dhe të integruar të Tiranës duke krijuar një shpërndarje të re strategjike të funksioneve.
  • Zhvillimin e integruar të hapësirave më të mëdha urbane.
  • Vlerësimin e potencialeve ekzistuese dhe perspektive për zhvillim në bazë të balancimit të nevojave ekonomike e sociale duke bashkërenduar elementet e planifikimit dhe të zhvillimit.
  • Ndryshimin e funksioneve dhe raporteve të hapësirave urbane duke u përfshirë edhe zona me karakteristika që nuk parashikoheshin nga plani ekzistues.
  • Krijimin e një modeli të ri zhvillimi duke u bërë i mundur harmonizimi i hapësirave me karakteristika të ndryshme gjeografike dhe social-ekonomike, të zonave të banimit, ekonomike, industriale, shërbimit, me karakter bujqësor, me karakter blegtoral, me vlera natyrore,  turistike, etj.
  • Përcaktimin e zonave të mbrojtura.
  • Përkufizimin e strategjive të cilat korrespondojnë me mënyrat e reja të administrimit të Njësive që ndodhen në përbërje të Bashkisë të Tiranës si dhe krijimin e mundësive të reja të administrimit financiar dhe ekonomik.

Procesi i zhvillimit të Planit të Përgjithshëm Vendor

Çdo fazë e procesit të punës për zhvillimit e secilës etapë të Planit të Përgjithshëm Vendor, është shoqëruar nga një proces i gjerë konsultash publike, intervista me ekspertë të mirënjohur të fushave të ndryshme, intervista individuale me ekspertë planifikimi, arkitektë, përfaqësues të shoqatës të arkitektëve dhe të shoqatës të ndërtuesve, dëgjesa dhe takime me forumet e gjera të organizuara nga Bashkia e Tiranës dhe nga AKPT për bashkërendimin horizontal dhe vertikal të problematikave, zgjidhjeve, sugjerimeve dhe propozimeve gjatë procesit të punës.

 

Elementë të veçantë:

Ky plan racionalizon shtrirjen e mundësive të zhvillimit në territor, duke ju përgjigjur në raport të drejtë shtimit të popullsisë të parashikuar në territor.

  1. Shtimi i parashikuar demografik në territor për BT për 15 vitet e ardhshme është 1,150,000 banorë për të gjithë territorin administrativ
  2. Sipërfaqet e parashikuara të ndërtimit në PPV 2013, parashikojnë sipërfaqe ndërtimi për të strehuar 1,600,000 banorë; Sipërfaqet e parashikuara të ndërtimit në territoret e ish-komunave që kishin PPV jepnin sipërfaqe ndërtimi për 3,000,000 banorë; duke përfshirë dhe sipërfaqet e ndërtimit të komunave të cilat nuk kishin PPV, rezultonin sipërfaqe ndërtimi për mbi 5 milionë banorë
  3. Të gjitha këto sipërfaqe ndërtimore të dhëna pa kriter dhe pa standard, nuk i përgjigjen asnjë projeksioni të zgjerimit të demografisë për të gjithë territorin e Shqipërisë së mesme, veriore dhe jugore.
  4. Për herë të parë, mundësitë e zhvillimit të parashikuara në këtë PPV, rakordohen me infrastrukturën e nevojshme të shërbimeve dhe inxhinierike që i kundërpërgjigjen nevojave të këtyrë sipërfaqeve totale të ndërtimit të parashikuara nga një plan i përgjithshëm vendor.
  5. Analiza e detajuar e infrastrukturës së shërbimeve, kundrejt grupeve të interesit që përfitojnë nga secili shërbim, mundëson për herë të parë një numër realist të shpërndarjes të shërbimeve të parashikuara në territor.
  6. Për herë të parë, nëpërmjet inventarizimit të sipërfaqeve publike në territor, krahasuar me analizën e shpërndarjes të objekteve arsimore në territor, mundësohet përjashtimi i fondit të shpronësimit nga buxheti i nevojshëm për realizimin e ndërtimit të objekteve arsimore në territor, duke mundësuar shtrirjen e këtij fondi në infrastruktura të tjera të nevojshme inxhinierike në territor.
  7. Për herë të parë kemi jo vetëm një inventarizim të saktë të përdorimit të tokës në të gjithë territorin administrativ për secilën njësi administrative më vehtë, por ky inventarizimin sot, siguron ruajtjen dhe regjistrimin e 5 fishit të tokës bujqësore të regjistruar dhe dokumentuar derimë tani për këtë sipërfaqe territoriale, me rregulla të veçanta për mënyrat e zhvillimit të saj.
  8. Për herë të parë kemi mekanizma të ruajtjes dhe zhvillimit të infrastrukturës dhe ekonimisë bujqësore, skema zhvillimi ekonomik të tyre si dhe programe stimulimi të këtyre aktiviteteve në perspektivë.
  9. Për herë të parë nga një plan, mundësohet gjenerimi i infrastrukturës rrugore nëpërmjet mundësisë të rizhvillimit, e cila shfrytëzon investimin privat si dhe instrumentët e planifikimit për krijimin rrugëve dhe hapësirave të munguara publike si dhe ulur kostot për realizimin e tyre nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
  10. Për herë të parë mundësohet gjenerimi i investimeve të infrastrukturës të shërbimeve publike nëpërmjet investimit privat, si objektet shëndetsore, strehimi, etj, nëpërmjet mekanizmave të qarta teknike dhe ligjore për PPP në një plan.
  11. Për herë të parë mekanizma të ngritjes në lartësi në funksion të çlirimit të hapësirave publike dhe uljes të gjurmës të ndërtesave.
  12. Mundësi të thjeshtuara proceduriale për punimet e mirëmbjatjes dhe rikonstruksionit si dhe për ndërtimet e vogla për shtëpi një-familjare.
  13. Për herë të parë masa konkrete mbrojtje të territorit natyror dhe bujqësor.
  14. Për herë të parë një plan standartizon tipologjinë hapsinore të zhvillimit në të gjithë territorin.

          

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here