SHARE

 

Autor: Arbër Sadiki

Muzeu Historik Kombëtar,

Holli kryesor,

Sheshi Skenderbej, Tiranë

18.02. 2022 – 26.02.2022

Ceremonia e hapjes: 18 shkurt 2022, ora  19:00

Organizuar nga:

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

Ministria e Kulturës

Mbështetur nga:

Arkivi Komunal i Prishtinës

Muzeu Historik Kombëtar

Autor: Arbër Sadiki

 

Prishtina dhe arkitektura e saj vijnë për herë të parë në Tiranë, nëpërmjet projekteve të ndryshme përgjatë viteve 1945-1990, të studjuara nga arkitekti Arbër Sadiki. Ekspozita dhe hulumtimi paraqesin një pikënisje hulumtuese dhe një këndvështrim të një epoke arkitekturore shumë të rëndësishme të qytetit të Prishtinës, jo shumë të studiuar deri më tani. Tema e përzgjedhur nga autori paraqitet si një nevojë kërkimore mbi ndodhitë e forta të transformimeve urbane në Prishtinë, ku evidentohet tashmë ndërthurja e elementeve të shtresëzimeve historike, sidomos të periudhës totalitare social-realiste dhe atyre të periudhës orientale osmane prezentë në qytetin e Prishtinës deri në ato momente. Duke cekur këto fenomene kontrastuese, ky studim realizon një analize cilësore tё formimit konceptual të arkitekturave dhe hapësirave urbane, evidentimi i transformimit të tyre, ashtu dhe të koncepteve të ndryshme arkitektonike të një standardi mjaft të lartë kompozicionalë.

Qëllimi i këtij studimi është  të zbërthejë mjedisin me karakter publik të projektuar e të ndërtuar me tipare moderne dhe post-moderne. Ai është përqendruar sidomos në ndërhyrjet kyçe, derivate tё planeve studimore të arkitekteve të ndryshëm jugosllavë, përgjatë viteve shtatëdhjetë e tetëdhjetë.  Sadiki ka merita duke qenë nga të parët që merret në mënyrë të koncentruar në një temë të tillë, duke e zbërthyer atë si nga ana si historike e kronologjike, ashtu dhe nga ana urbane e arkitektonike.

 

Arbër Sadiki është arkitekt, lektor dhe kritik i lëmit të arkitekturës dhe më gjerë. Ai është diplomuar për arkitekturë në UPT, Tiranë dhe në Beograd ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave” në Fushën e Arkitekturës dhe Urbanizmit në Universitetin e Beogradit.

Fusha hulumtuese e tij lidhet ngushtë me marrëdhëniet  mes rrethanave shoqërore dhe arkitekturës së Prishtinës në periudhën kohore 1945-1990. Arbër Sadiki është fitues i “Çmimit Vjetor për veprën më të mirë shkencore në fushën e Trashëgimisë Kulturore”, ndarë nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here