SHARE

Të nderuar kolegë,

Shash ju fton të merrni pjesë në:

“Being Human” edicioni 2021 i TEDx Tirana, më datë 18 Shtator në Amfiteatrin e Tiranës, Liqeni Artificial.

Më shumë se gjithçka pandemia e COVID-19 shërbeu si një mundësi për njerëzimin të ketë një moment pushimi dhe për herë të parë ndër dekada, të mendojë realisht për të ardhmen dhe vendin e vet në të. Si do të mundemi ne, njerëzit të jemi të suksesshëm në një mjedis që vazhdimisht ndryshon e ndërkaq të mbahemi në esencën e çfarë na bën ne njerëzorë? A do të mundemi ne t’ia dalim suksesshëm mes lëmit e debatit filozofik dhe etik me zhvillimet e reja biologjike, informatike e teknologjike?
Ndërsa aftësitë tona për të rezistuar, qëndruar dhe për të qenë kreativë do të testohen, e ardhmja dhe ekzistenca jonë do të përkufizohet prej të Qenurit Njerëzorë në shekullin e XXI.

Për më shumë informacion, vizitoni www.tedxtirana.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here