SHARE

Të nderuar Arkitektë anëtarë të SHASH, të nderuar kolegë arkitektë të Shqipërisë.  

Kemi kënaqësinë tju njoftojmë se në 25 maj 2021, Këshilli Drejtues i UIA (International Union of Architects), aprovoi anëtarësimin kolektiv të vendeve të Ballkanit perëndimor, anëtare të BAF, në UIA. Duke qenë pjesë e BAF (Balkan Architecture Forum) që prej vitit 2018, edhe SHASH pranohet kështu si pjesë e UIA.  Kjo është një arritje e rëndësishme për paraqitjen dhe pozicionin që SHASH do të ketë si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.  

Sipas ligjeve dhe Statutit të UIA, ky vendim i Këshillit drejues do të duhet të marrë aprovimin e Asamblesë së përgjithshme të UIA, e cila do të mblidhet në sesione të vecanta në periudhën 18-30 Korrik 2021. Në këtë Asamble, SHASH do të përfaqësohet nga Z. Armand Vokshi, i cili si edhe tre përfaqësuesit e tjerë nga vendet anëtare të BAF, do të jetë pjesëmarrës me të drejta të plota në mbledhjen e Asamblesë së UIA, duke patur mundësi të diskutojë e të votojë për çështjet që do të trajtohen në të. 

Për më shumë, vizitoni faqen web të UIA:

UIA – International Union of Architects

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here