SHARE

Burimi: http://worldarchitecture.org/architecture-news/cvhce/oma_reveals_its_first_project_for_tirana.html

Në 14 Shkurt 2017, Kontakt SHPK dhe OMA shpallën zyrtarisht projektin e tyre për zhvillimin e një blloku banimi në qytetin e Tiranës. Projekti u prezantua me anë të një videoje, nga Reinier De Graf – partner i OMA dhe përgjegjës për projekte ndërtimi dhe masterplane në Europë, Rusi dhe Lindjen e Mesme.

Zona pozicionohet midis lagjeve Ali Demi dhe Qyteti Studenti, në pjesën jugore të qytetit të Tiranës, ka rrethime ruale dhe parashikohet të ketë lidhje me Unazën e Katërt të qytetit dhe Metrobosco-s, siç propozohet në Masterplanin e Ri të Tiranës TR030.

Projekti motivohet nga ndërtimet informale të zhvilluara në vitet ’90 në zonat jugore dhe veriore të qytetit dhe forma e tij “fushë shahu” formalizon shpërndarjen urbane.

Masterplani propozon zhvillimin në një zonë pa rrugë makinash, me 70% hapësirë të lirë. Përgjatë zonës kalon një aks qendror që e lidh me qytetin, që shërben si hapësirë publike për të lidhur oborret, duke formuarnë këtë mënyrë një shumëllojshmëri përjetimesh dhe habitatesh.

Disniveli prej 27 metrash shfrytëzohet nga morfologjia urbane e blloqeve të banimir që rrethojnë oborret, për shkak të terrenit propozimi është mjaft i përshtatshëm për pamjet, duke lejuar secilën ndërtesë të shohë përtej tjetrës.

Frymëzuar nga fasadat e bujshme të Tiranës, ngjyra kthehet në një komponent mjaft aktiv të projektit. Secili prej oborreve ka një tonalitet të ndryshëm, dhe shërben si një ndjenjë identiteti dhe pozicionimi, duke shtuar njëkohësisht variacion eksperiencash.

Për më shumë, ndiqni prezantimin e projektit në linkun e mëposhtëm:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here