SHARE

Kolegë të nderuar.

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë organizoi për të dytin sezon radhazi, konkursin për përzgjedhjen e projekteve shqiptare për çmimin Mies van der Rohe.

Në përfundim të tij, pasi juria shqyrtoi të gjitha projektet e ardhura në adresë të Shash,

vendosi të nominojë për çmimin Mies van der Rohe 2020:

vetëm projektin:

LIVESTOCK FIER, të projektuar nga METROPOLIS shpk.

Studio e projektimit:
MetroPOLIS Shpk Associated, Architecture and Planning Studio
Administrator:
Besnik Aliaj,
Drejtor Teknik:
Sotir Dhamo
Drejtor Zyre:
Zenel Bajrami
Udhëheqës i projektit/ekipit:
Endrit Marku
Ekipi i Arkitektëve:

Emel Peterci, Franc Linxa, Erialda Zekthi, Besart Gjana
Ekipi i Inxhinierëve:
Aguljeljn Marku, Dilaver Oshafi, Merita Guri, Krenar Caushi, Erjon Stambollxhiu
Klient:
USAID
Mbyllja e punimeve:
2020
Vendodhja:
Fier, Albania
Sipërfaqja totale:
13.149 m2
Sipërfaqja e ndërtesës
2.470 m2
Fotot:
Eranda Janku, Imeldi Sokoli
Bashkëpunëtorë:
Projekti u financua dhe kordinua nga Planning and Local Governance Project (PLGP) financuar nga USAID; zbatimi u financua nga TAP, Trans Adriatic Pipeline dhe Bashkia Fier; u supervizua nga Abkons Shpk.

Përshkrimi I projektit:
Livestock Marketplace është menduar si hapësirë e hapur dhe horizontale, tërësisht e përshkueshme e megjithatë e shkëputur nga rrethinat bujqësore mjaft të shtrira. Këto tipare mundësojnë shkrirjen e ndërtesës me arat e peizazhit afërndenjës, i sheshtë e pa shenja të ndërtuara. Kështu vetë tregu bëhet shenjë falë murit vertikal e monumental të projektuar në afërsi të qëndrës së sheshit. Projekti, i frymëzuar nga natyra ciklike që qëndron në thelb të funksionit të pazarit, formëzohet si takimi I ciklit jetësor të dy aktorëve të hapësirës, kafshës dhe njeriut.
Jeta e kafshëve që shitet e blihet ne këtë hapësirë është e thjeshtë, e ngurtë nën mbikqyrjen e njeriut. Kjo marrëdhënie trupëzohet tek portiku rrethor dhe tek vetë karakteri i ndërtesës i formëzuar si panoptikon. Mbase kafsha nuk është e vetedijshme, por ky vend ka rëndësi jetësore për të pasi këtu merren vendimet e fundme për kohëzgjatjen e jetës së tyre.
Nga ana tjetër jemi ne, njerëzit, fermerët, vizitorër e hapësirës pra vendimarrësit. Për ne prania në këtë vend ëshë thjesht një ngjarje pa shumë rëndësi përgjatë ekzistencës tonë, së paku në dukje, të ndërlikuar. Ky është një vend ku ne ushtrojmë pushtetin tonë mbi krijesa të gjalla të cilat i shohim vetë si mall të konsumueshëm. Ky fragment i shkurtër i kohës tonë në këtë hapësirë përmblidhet tek muri i lartë i betonit.
Takimi mes dy cikleve të jetës ndodh tek hapësira më qendrore e sheshit e ravijëzuar nga muri i lartë dhe nje ulëse qarkore. Funksionalisht ky vend është hapësira e ankandeve. Në pamje të parë i gjithë ansambli duket si një shenjë antropocentrike që glorifikon plotfuqinë e njeriut, por në fakt simbolika që mbart është mjaft e kundërt. Kështu muri monumental, fragmenti ynë i kohës, nuk është vërtetë qëndra e hapësirës por orbiton rreth qendrës së zbrazur të sheshit njësoj si portiku perimetral. Pavarsisht pushtetit të pakushtëzuar që kemi mbi mallrat frymore të tregut ne jemi thjesht njerëz që thellë thellë nuk kemi pushtet as mbi jetën apo mbi kohën tonë. E tërë struktura është në fakt një kohëmatës diellor i formëzuar për të na bërë të vetëdijshëm për kohën që ikën. Hija e murit e hedhur në sheshin qendror vazhdimisht në ndryshim është dëshmi e prekshme e kalimit të minutave dhe orëve të kohës tonë. Mbase prania jonë në ndodhinë e ndërtesës do na bëjë më të vetëdijshëm për rëndësinë e kohës dhe jetës tone. Mbase kjo do të na bëjë më të kujdeshëm ndaj mënyrës se si po e konsumojmë ekzistencën tonë, por dhe ndaj jetës së tjetrit dhe pse jo ndaj jetës së krijesave të gjalla që shiten e blihen në këtë treg
Rrethi horizontal dhe linja vertikale janë përdorur si shenja që i shtojne simbolikës së ndërtesës një përmase metafizike, e cila ngjitet mbi kontekstin fizik të kësaj hapësire duke e projektuar vizitorin, idealisht, në pafundësinë e një kohe përtej kohës.
Që nga skicat e para në 2017-ën Livestock Market u konceptua si hapësirë e ndryshueshme, funksioni i të cilës mund të ripërshtatet mjaft lehtë në një treg bujqësor, në hapësirë panairesh dhe aktivitetesh kulturore. Kjo ripërshtatje bëhet edhe më e kuptueshme, në kohë si këto kur të pushtuar nga pandemia Covid-19 e cila e pati zanafillën tek kjo tipologji ndërtimore, jemi të vetëdijshëm si asnjëherë për paqendrueshmërinë e modeleve tona shoqërore dhe brishtësinë e njeriut.
Autor i tekstit: Ark. Endrit Marku

Juria e përbërë nga:

Spiro Bakallbashi

Petrit Hazbiu

Ermal Bleta

Masar Dushi

Arber Sadiki

Loreta Çapeli

Armand Vokshi

pasi analizoi projektet e paraqitura, vlerësoi këtë projekt të denjë për të vazhduar rrugëtimin drejt  çmimit e rëndësishëm Mies van der Rohe 2020 në Barcelonë. Juria theksoi faktin që ky projekt, me një koncept të thjeshtë dhe të rafinuar njëkohësisht, reflekton plotësisht kërkesat e vendosura nga organizatorët e Çmimit në seleksionimin e kryer.

Shash i uron sukses ideatoreve të projektit në fazat në vijim dhe në sjelljen e projekteve inovative.

Design studio:
MetroPOLIS Shpk Associated, Architecture and Planning Studio
Administrator:
Besnik Aliaj
Technical Director:
Sotir Dhamo
Office Director:
Zenel Bajrami
Project Team Leader:
Endrit Marku
Architects’ Team:
Emel Peterci, Franc Linxa, Erialda Zekthi, Besart Gjana
Engineering Team:
Aguljeljn Marku, Dilaver Oshafi, Merita Guri, Krenar Caushi, Erjon Stambollxhiu
Client:
USAID
Year of completion:
2020
Location:
Fier, Albania
Total area:
13.149 m2
Site area:
2.470 m2
Photos:
Eranda Janku, Imeldi Sokoli
Partners:
The design project was sponsored and coordinated by the Planning and Local Governance Project (PLGP 2), financed by USAID; the construction was financed by the TAP, Trans Adriatic Pipeline and Fier Municipality; It was supervised by Abkons Shpk.

Projects Description:
The Livestock Market is thought as an open horizontal space, entirely porous yet separated from the vast surroundings. A distinct place is thus created shaped as a circular piazza. Because of these qualities the building merges with the horizontal and sign-less landscape of the agricultural fields it lies in. The market itself becomes a sign thanks to the vertical massive wall designed in proximity of its center. The project, inspired by the intrinsic cyclic nature of the market, is shaped as the encounter of two life cycles of the main actors of this space, animal and man.
The life cycle of the animal traded in this space is simple, rigid and under strict human control. This relationship is embodied in the circular portico, and in its panopticon-like character. Although they might not be aware, for the animal this place is vital, it is were final decisions on their time on earth are made.
And then it’s us, humans, the farmers, the visitors of this space, the stakeholders. For us being here it is just a minor event in the apparent complexity of our life long existence. This is a place where we randomly exercise our power over another living creature, seen just as another good to be consumed. Our short fragment of time lived in this space is embodied in the high concrete wall somewhere in the middle of the building’s inner square.
The encounter of the two life cycles is synthesized in the space under the concrete wall, functionally the auctioning place. At first sight the entire complex appears as an anthropocentric sign celebrating man’s omnipotence but it actually embodies an opposite symbolic meaning. Hence the wall, our fragment of time, isn’t at the center, it revolves around an empty circular void as the circular portico itself does. Despite our god-like control over the living goods traded in the market we are ultimately just humans that have hardly any control even on our time, which while relatively longer compared to that of the livestock remains very short in absolute terms.
The entire structure shares the characteristics of a sundial designed to make us aware of time. The movement of the shadow cast in the central square changes during the day becoming a tangible reminder of the passing minutes and hours of our time. Maybe this will help us realize the true importance of time in life. Maybe we will become more respectful towards it, towards our own existence, of that of the other living beings and perhaps even of the living creatures traded in the market. The circle and the vertical line are intended as signs adding to the symbolic of this building a metaphysical dimension, that transcend the physical locus and projects the viewer, ideally, into the infinity of a time beyond time.
Since the first sketches in 2017, the livestock market was designed as a versatile space, whose function can easily transform into an agricultural market, an area for large rural fairs or even cultural events. A possible change becomes even more plausible in times like these, since having the word pervaded by life threating pandemics Covid-19 originated from this very same building typology, has made us more aware than ever on the instability of our social models and the fragility of man.
Author of the text: Ark. Endrit Marku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here