SHARE

Të dashur kolegë,

SHASH ju fton të merrni pjesë në konkursin ndërkombëtar të arkitekturës bashkëkohore “Mies Van der Rohe 2021”.
Ky është një event që zhvillohet një herë në dy vjet dhe ka për qëllim të bëjë të njohura e ti japë vlerësimin e duhur veprave të veçanta dhe ekselente të Arkitekturës Moderne Bashkëkohore.
Çmimi i parë me një vlerë 60.000 € dhe çmimi special 20.000 €, do ti jepen përkatësisht projektuesve të dy veprave të veçanta, të konsideruara nga juria si ekselente në aspektin konceptual, teknik e teknologjik. Ky konkurs është një inisiativë e përbashkët e Komisionit Europian dhe e Fondacionit “Mies Van der Rohe” me seli në Barcelonë. Ai menaxhohet bashkarisht prej tyre, duke u mbështetur njëkohësisht nga 15 institucione të sektorit si dhe nga një këshill ekspertësh prej 31 vendeve të ndryshme. Në konkursin “Mies Van der Rohe 2021” mund të marrin pjesë vetëm vepra të realizuara (të ndërtuara) në periudhën 1 Tetor 2018 – 1 Tetor 2020. Veprat e ndërtuara duhet të jenë të projektuara nga arkitektë rezidentë në Shqipëri dhe të jenë realizuar në Shqipëri dhe jashtë saj. SHASH dhe juria e ngritur prej saj do të mbledhë projektet nga të gjithë kandidatët e interesuar dhe do të seleksionoje 5 finalistë, të cilët do të vazhdojnë më tutje konkurimin.

Konkursi do të zhvillohet sipas këtij kalendari:

  • Dërgimi i materialeve Pdf shtyhet deri në datë 10 korrik 2020 me email në adresën e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë,  [email protected].
  • Vlerësimi nga Juria me arkitektë Shqiptarë 25 Korrik 2020 prej së cilës do të seleksionohen 5 projektet më të mirë.
  • 5 projektet e përzgjedhura do të shpallen dhe do t’i dërgohen deri në 31 Korrik 2020 komisionit në kontakt nga fondacioni Mies Van der Rohe, më tej ata do t’ju kontaktojnë lidhur me kriteret e prezantimit të projektit në konkurs.
  • Ceremonia e dhënies së çmimit pranë fondacionit Mies Van der Rohe në Maj/Korrik 2021.

Juria e formuar nga Shash përbëhet nga 7 arkitektë të mirënjohur me të cilët do të vlerësojë projektet duke seleksionuar e nominuar për në fazën finale vetëm 5 (pesë) prej tyre. Projektet e nominuar do të dërgohen më pas pranë oraganizatorëve për tu futur në garë bashkë me kandidatët e tjerë nga vende të ndryshme Europiane.
Juria e SHASH për fazën e parë përbëhet nga:

  • Spiro Bakallbashi
  • Petrit Hazbiu
  • Ermal Bleta
  • Masar Dushi
  • Arber Sadiki
  • Loreta Çapeli
  • Armand Vokshi

Projektet do të vlerësohen nga juria e SHASH mbi bazën e filozofisë së vlerësimit të përcaktuar më parë nga organizatorët e konkursit “Mies Van der Rohe 2021”:
Qëllimi i konkursit e i çmimit është të zbulojë dhe të nxjerrë në pah vepra të tilla – nga të cilat Pavioni i Mies van der Rohe në Barcelonë është një simbol i vërtetë – të cilat me karakterin e tyre novator veprojnë si një orientim apo edhe një manifest arkitektonik. Kjo është mënyra me të cilën Juria do të vlerësojë e përfaqësojë institucionet e përfshira, duke reflektuar ndërkohë synimet kulturore të tyre, synime që duhet ti japin Çmimit si vlerë simbolike ashtu edhe pedagogjike. Çmimi thekson arritjet e arkitektëve evropianë në zhvillimin e koncepteve dhe teknologjive të reja dhe u ofron qytetarëve dhe institucioneve publike mundësinë për të kuptuar më mirë rëndësinë e arkitekturës në ndërtimin e qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme, në të cilat marrëdhënia esenciale midis cilësisë së jetës dhe cilësisë së mjedisit janë prioritet kyç. Në këtë mënyrë, çmimi përpiqet të celebrojë një platformë për kërkimin, zhvillimin dhe zbatimin e studimeve në arkitekturë të qëndrueshme, të cilat minimizojnëndikimin negativ të ndërtimeve si dhe promovojnë përfitimet sociale, kulturore dhe ekonomike të rritjes së qëndrueshme. Europa përbëhet nga një numër në rritje i elementeve të përbashkëta. Megjithatë, traditat lokale, historitë, gjuhët, peizazhet dhe kontekstet urbane vazhdojnë të karakterizojnë identitetin e saj të pasur dhe të larmishëm. Çmimi synon të celebrojë shumllojshmërinë e shprehjes arkitekturore europiane, duke nënvizuar rolin e arkitekturës si një shkëmbim idesh dhe një element unifikues që përcakton një kulturë të përbashkët evropiane, duke promovuar projektet transnacionale, por edhe duke mbështetur arkitektët e rinj që sapo fillojnë karrierën e tyre. Ndërkohë çmimi synon edhe të influencojë në kultivimin e klientëve të përgjegjshëm – publikë dhe privatë – të cilët angazhohen për ndërtimin e ekonomisë dhe kulturës evropiane përmes investimeve të tyre.

Materialet që duhen dërguar për çdo vepër pjesëmarrëse në konkurs janë:
1. Përshkrim i shkurtër i objektit, 250-500 fjalë ( 1 fletë A3, formati “pdf”)
2. Vizatime 2D: Plan i vendosjes, planimetri, prerje, fasada.) Pjesë të vizatimeve që arkitekti mendon se është i nevojshëm për të shpjeguar projektin e tij. (3-5 fletë A3, formati “pdf”, max 3 MB/çdo fletë)
3. Vizatime 3D: foto e objektit të realizuar, rendera, skica. (2-5 fletë A3, formati “pdf”, max 6 MB/çdo fletë)
Materiali i dërguar duhet të jetë në gjuhën shqipe, dhe në formatin sipas kërkesave. I gjithë materiali duhet të jetë i bashkuar në një pdf të vetme (6-11 fletë A3, formati “pdf”, max 45 MB total).

Më shumë informacion mbi çmimin, çmimin special dhe edicionet e mëparshme mund t’i gjeni në faqen web të çmimit, duke klikuar:

Për informacion mbi rregullat e konkurimit më tej, klikoni:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here