SHARE

19 dhjetor 2016

Hapen regjistrimet për edicionin e tretë të Çmimit.

   39th Curset de Patrimoni, Konferenca Internacionale Për Ndërhyrjet në Trashëgiminë Arkitektonike, organizuar nga Shoqata e Arkitektëve Për mbrojtjen dhe Ndërhyrjen në Trashëgiminë Arkitektonike (AADIPA-Association of Architects for the Defence and Intervention in Architectural Heritage), nga Shoqata e Arkitektëve të Katalonias (COAC), është caktuar për prezantimin dhe shpalljen e hapjes së regjistrimeve për edicionin e tretë të Çmimit Europian për Ndërhyrjen në Trashëgiminë Arkitektonike.

Ky njoftim, që synon të dallojë praktikën e mirë  dhe kontributin në trashëgimi, si dhe përhapjen e tyre, hapet në Dhjetor 2016 dhe do të vazhdojë të jetë i hapur deri në 14 Prill 2017. Një event bienal, që i drejtohet ekspertëve interdisiplinarë që përfshihen në zinxhirin e vlerave të trashëgimisë – Arkitektë, historianë, arkeologë… – me punë të përfunduara apo të publikuara në hapësirën gjeografike Europiane në periudhën midis datës 1 Janar 2010 deri në 1 Dhjetor 2016. Projektet mund të paraqiten në secilen nga 4 kategoritë përfshihen në çmim:

  • Kategoria A: Ndërhyrje në trashëgiminë e ndërtuar
  • Kategoria B: Hapësirat e jashtme
  • Kategoria C: Planifikimi
  • Kategoria D: Përhapja

Me 200 punë nga 26 shtete të anëtarësuara, të cilët janë të regjistruar në edicionin e mëparshëm, njoftimi i ri vjen me një qëllim për të rritur pjesëmarrjen dhe përhapjen në territore të reja. Kërkesa për internacionalizim reflektohet me jurinë internacionale caktuar për secilën nga kategoritë dhe vendimin për të integruar ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve në Bienalen Internacionale të Ndërhyrjes në Trashëgiminë Arkitektonike. Një konferencë e organizuar nga drejtuesit e Çmimit, me mbështetjen e COAC; AADIPA dhe Generalitat de Catalunya, që do të ketë edicionin e saj të tretë në Qershor 2017 në Barcelonë.

Me synimin për të kontribuar në debatin që përkrah një koncept të ri më gjithëpërfshirës, elastik dhe dialektik të trashëgimisë, dhe angazhimin e saj për ripërtëritjen e trajtimit konceptual dhe metodologjik në konservimin dhe ndërhyrjen e trashëgimisë së ndërtuar, Çmimi Europian për Ndërhyrjen në Trashëgiminë Arkitektonike AADIPA hap edicionin e saj të tretë.

Burimi: www.eu-architecturalheritage.org
Rregullat e pjesëmarrjes: www.eu-architecturalheritage.org/en/rules

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here