Pas gjashtë vitesh, hapet më në fund salla e koncerteve të filarmonisë së Hamburgut, Gjermani. Projekt I Herzog & de Meuron, ndërtesa e përfunduar krijon një panorama perfekte të waterfrontit të lumit Elb në Hamburg, me një lartësi madhështore prej 110 metrash.
Elbphilharmonie i hapi dyert e saj për publikun me koncertin e Orkestrës NDR Elbphilarmonie në 11 dhe 12 Janar 2017, për tu ndjekur më pas nga Orkestra e Simfonisë së Chigagos dhe Orkestrës Filarmonike të Vienës.
Cilësuar si një ndër objektet e rinj me koston më të lartë përtej buxhetit, vlera e tij arriti 876m$, 10 herë më shumë se buxheti primar. Salla e koncerteve dhe hoteli luksoz, me vetratë thellësisht reflektuese, vendosen mbi një magazine historike përgjatë lumit.
Ndërtesa konsiston në tre salla koncertesh, një hotel, 45 apartamente private dhe një shesh publik me pamje panoramike 360⁰ kundrejt gjithë qytetit. Tarraca prej 7,000 m² e Elbphilharmonie përbëhet nga tetë seksione sferikë konkavë, të cilat formojnë një siluetë të harkuar tepër elegante.
Për të ndjekur një udhëtim virtual në Elbphilharmonie: https://countdown.elbphilharmonie.de/en/symphony/rockandroll/#!/
Për detaje mbi projektin, vizitoni faqen zyrtare web: