SHARE

EKSPOZITË & KONFERENCË

GHERARDO BOSIO (1903-1941)

PLANE RREGULLUESE – ARKITEKTURA – INTERIERE

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

Aula Magna “SILVANO PEDROLO”

Sheshi “NËNË TEREZA”

06/06/2022

Ore: 15:00

 

Me pjesëmarrjen:

Ulisse Tramonti – profesor i DIDA, Universiteti i Firences

Frida Pashako – drejtoreshë e Zyrës së Urbanistikës Tiranë, Bashkia Tiranë

Armand Vokshi – profesor, dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT

Gherardo Bosio (1903-1941), personalitet i shquar në grupin e arkitektëve të rinj fiorentinë të viteve 1930, lindi në Firence më 1903. Ai u diplomua për Inxhinieri Civile në Romë më 1926 dhe më pas filloi veprimtarinë e tij profesionale nën ndihmën dhe udhëheqjen e Ugo Giovannozzi, ndërsa vazhdon të marrë pjesë Shkollën e Lartë të Arkitekturës në Firence, ku u diplomua në vitin 1931. Më pas ai përfshihet për një kohë të shkurtër në studion McKim, Mead & White në Nju Jork.

kitekturës, si p.sh konkursi ndërkombëtar për farin në kujtim të C. Colombo a S.Domingo. Projekton dhe restauron vila dhe apartamente, si për shembull Villa Acton dhe realizon mobilimin e parë për “Uffici del Movimento Forestieri” dhe për Panairet e ndryshme të Artizanatit. Duke mbështetur idenë për një arkitekturë të rinovuar, në të cilën Italia mund të ishte ende udhëheqëse, lufton me besim dhe entuziazëm duke shkruar dhe botuar artikuj mbi arkitekturën, mobiliet dhe artet dekorative në gazeta dhe revista të ndryshme rajonale dhe kombëtare.

Në vitin 1932 ai mbajti një kurs për “Mobilimin e Shtëpisë” në Firence, organizuar nga Gratë dhe Artistët Profesionistë. Gjithë kohës në këto vite të hershme, përveç mësimdhënies në “Regia Scuola di Architettura” në Firence ai emërohet Drejtor i Shkolla Umberto I, gjithashtu në Firence. Ai promovon themelimin e Grupit të Parë të Arkitektëve Toskanë së bashku me Micheluccin, Berardin dhe Guarnierin, me të cilët krijoi pavijonet e reja për Panairin të IV Ndërkombëtar të Librit (IV Fiera Internazionale del Libro) në Firence.

Pas kësaj eksperience, ai u nda nga Grupi për shkak të mosmarrëveshjeve me Micheluccin dhe merr pjesë vetë në Triennalen V të Milanos të vitit 1933, në të cilin vendos marrëdhënie me Gio Pontin dhe po ashtu konkurron për stacionin e Venecias së bashku me inxhinierin Ferdinando Poggi.

Në vitin 1934 me Shtepinë e Golfit në Ugolino, Firence, fillon të dëshmohet si një figurë udhëheqëse e arkitekturës së re italiane falë çmimeve dhe botimeve të shumta në revistat më të rëndësishme dhe prestigjioze të arkitekturës. Po ashtu kujtohet për projektin “Villa Ginori-Conti” në Cerreto e Pomarance, arredimin e “Villa della Gherardesca”, një numër të zyrave private, si dhe merret me projektin e Institutit Italian në Budapest si dhe projektin për selinë e Konsullatës Italiane në La Paz (Bolivi). Në fillim të vitit 1936, i kërkohet, nën petkun e oficerit plotësues të kalorësisë të niset vullnetarisht për në Afrikën Lindore Italiane, ku qëndron deri në vitin 1937. Këtu i jepet mundësia të studiojë dhe hartimin e projekteve për Skemat e Urbanistikës dhe arkitekturat kryesore civile në Gondar, Gimma dhe Dessié, si dhe më pas duke shtrirë me studimet për Addis Abeban. Këto studime do të paraqiten më pas prej tij si relator në Kongresin e Parë të Urbanistikës në Romë në 1937, duke u bërë një referencë e njohur në panoramën italiane të urbanistikës koloniale, me shkrimi e tij “Qytetet e ardhshme të Perandorisë”, botuar në revista të mëdha të specializuara.

Në prill të vitit 1939 përveç aftësive të tij si urbanist, arkitekt, mobilues i rafinuar i interierit dhe designer, edhe falë mbështetjes së Zenone Beninit, nënsekretar për Çështjet Shqiptare, përzgjidhet për të realizuar Planin Rregullues së Tiranës. Ky plan pason me hartimin e projekteve nga “Viale d’Impero”, “Piazza del Littorio” dhe ndërtesat kryesore publike në kryeqytet. Ai krijon dhe drejton ngritjen e Zyrës Qendrore për Ndërtimtarinë dhe Urbanistikën (e projektuar edhe për A.O.I.) me të cilën ishte e mundur që me direktivat unitare të një arkitekti, të drejtonte punën për të gjithë Planet Rregulluese të “Qyteteve të Reja” ose në rinovonim në Shqipëri. Me kontrollin e saj u drejtua puna mbi projektimin e ndërtesave private në qendra të ndryshme, duke lejuar zhvillimin racional, homogjen dhe të rregullt në qytetin të ri. Ajo vijoi realizoi edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij me projektet për planet urbanistike në Vlorë, Elbasan dhe qytete të tjera.

Pavarësisht angazhimeve të shumta në Afrikë dhe Shqipëri, Bosio arrin të realizojë projekte të shumta edhe në Itali: Pavijonet Shqiptare, në “Fiera del Levante” në Bari dhe në “Mostra delle Terre Italiane d’Oltremare” në Napoli, Pishinën e Rrethit të Tenisit në Firence, mobilimin e vilës Ciano në Capri, vilën Benini në Forte dei Marmi dhe shtëpia e Della Gherardesca në Firence, përveç transformimit dhe zgjerimin e “Palazzo Giuntini” në Firence.

Ndahet para kohe nga jeta në moshën 38-vjeçare, ku vdes në prill 1941.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here