SHARE

SHARE Tirana 2022, International Architecture Forum

Forumi ndërkombëtar SHARE sjell në Tiranë në edicionin e tij të 4-t Forumin SHARE Tirana 2022, një event ku do jenë të pranishëm një seri e jashtëzakonshme folësish për të shpalosur ekselencën në arkitekturë përmes projekteve të tyre më të arrira, të vlerësuara dhe në rang botëror.

Ky aktivitet do të organizohet më 3 Mars 2022, tek Tirana International Hotel, dhe do të ndiqet nga një audiencë e larmishme me arkitektë, inxhinierë, arkitektë të peizazhit, kontraktorë, zhvillues, investitorë e përfaqësues të botës akademike e shoqatave profesionale, duke u afruar atyre një oportunitet të jashtëzakonshëm për të  vendosur lidhje e për tu përditësuar me arritjet më inovative të agjendave të hapësirës së ndërtuar.

  • Hapja zyrtare, ku do të japin fjalën e tyre përshëndetëse përfaqësues të shoqatës së arkitektëve, dhe institucioneve më me rëndësi në vend.
  • Ceremonia e dhënies së çmimit Opera Omnia Award Prof. Dr. Tamara Eftimi për kontributin e saj të vyer në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.
  • Prezantimi i të ftuarit special Filippo Innocenti, Drejtues i studios së Arkitekturës Zaha Hadid, UK me tematikën “Architecture in Motion”.
  • Debati me temë : “Modernizmi – Paradigmat e reja në Arkitekturë, Qytet, Territor” që përmbyll dhe programin ditor të forumit.

Për Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë, kjo konferencë shënon një nga organizimet e mëdha dhe më të rëndësishme të viteve të fundit të organizuara prej saj për vetë arkitektët dhe dashamirësit e arkitekturës në Shqipëri. Ftojmë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e forumit ose të ndjekin zhvillimet e përditësuara vazhdimisht në faqen zyrtare të SH.A.SH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here