SHARE

Të nderuar kolegë,

Ju ftojmë të njiheni me kandidaturat për Kryesinë e Re të SHASH

1. Alket Meslani

Alket Meslani është arkitekt i diplomuar në vitin 2001 në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Arkitekturës. Është anëtar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë prej vitit 2002.

Alket Meslani ka një ekperiencë të gjatë dhe aftësi në fushat koordinim dhe implementim projekti, analizë territori, strategji zhvillimi, arkitekturë dhe planifikim, për studime urbanistike dhe planifikim urban në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zotëron njjohuri të mira në kuptimin dhe implementimin e sfidave të ndryshme të cilat janë të lidhura ngushtë me Reformën Administrative Territoriale.

Z. Meslani ka eksperiencë 20-vjeçare në projektimin e objekteve civile, industriale, private apo publike. Ka dhënë kontribut në hartimin e projekteve si Muzeu mesjetar në Korçë, rivitalizimi i hapësirës publike “Gjon Buzuku” në Korçë, hapësirat publike Sheshi 1 dhe Sheshi 2 në Lushnjë, hartimi i projektit të Shëtitoreve në Dhërmi, Jalë,Qeparo etj., rivitalizimin e shëtitores “Naim Frashëri” në Sarandë, Tirana Olimpik Park, Planet e Përgjithshme Vendore Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Libohovë, Delvine, Finiq, objekte banimi dhe shërbimi në qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Lezhë, komplekse vilash dhe vila individuale.

 

2. Altin Premti

Altin Premti ka lindur në qytetin e Vlorës dhe është diplomuar në degën Arkitekturë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës në vitin 1998.

Altin Premti operon në fushën e arkitekturës prej më shumë se 20 vitesh dhe drejton Studion e projektimit Atelier 4 që prej themelimit të saj në vitin 2003, me dinamizëm dhe përkushtim maksimal duke e kthyer atë në një histori suksesi dhe lançuar si studion e projektimit lider në vend.

Aktualisht është anëtar i Kryesisë së SHASH që prej Majit 2016, ku roli i tij që prej fillimit ka qënë intensiv duke qënë pjesëmarrës aktiv në nismat e ndërmarra nga Shoqata për:

  • Kornizimin e SHASH në një kuadër ligjor funksionimi 
  • Përpjekje për të shtuar anëtarësimet e arkitektëve të rinj në SHASH
  • Rishqyrtimin e VKM-së së tarifave të projektimit
  • Hartimin e Urdhërit të Arkitektit

Më shumë rreth ekperiencave të tij profesionale:

Përmes shumë detyrave si Arkitekt, Planifikues Territori, Supervizor, Udhëheqës i Ekipit dhe Menaxher i Projekteve të Atelier 4, ka fituar aftësi të shkëlqyera menaxheriale në organizimin e projekteve, në koordinimin e inputeve të projekteve dhe në dërgimin në kohë tek klienti të detyrave të dakortësuara.

Ka një eksperiencë të larmishme të përfituar nga bashkëpunimi me ente kombëtare, donatorë ndërkombëtarë si dhe klientë privatë. Eksperienca e tij profesionale prek të gjitha etapat e projektimit dhe mbikëqyrjes së punimeve duke nisur nga identifikimi i projekteve dhe studimet e fizibilitetit deri tek projekti i detajuar, hartimi i dokumentacionit teknik të prokurimit dhe mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit. 

Ka  përftuar njohuri të thella në menaxhim kontratash dhe kapacitetesh njerëzore si rrjedhojë e shërbimeve të kryera për disa nga Klientët më të rëndësishëm të cilët përfshijnë AADF, EUDAL, UNDP, WB, USAID, GTZ, Ministri të ndryshme, Bashki, Komuna, Entitete Publike etj.

Është drejtues i ekipeve të studios “Atelier 4” në shërbime projektimi dhe supervizione për një numër tepër të lartë veprash të rëndësisë së vecantë si: teatro, stadiume, spitale, qendra kulturore, qendra biznesi dhe argëtimi, gjykata, shkolla, objekte rezidenciale dhe industriale, projekte të trashëgimisë kulturore, planifikimi urban, etj. 

Vizioni 

“Cilësia e lartë profesionale, besnikëria dhe korrektësia janë vlerat bazë si një garanci për zhvillim të mëtejshëm, kontribut qytetar dhe një model i shkëlqyer për brezat e rinj. Besoj fort në parime dhe ndaj bindjen se kombinimi i jetës familjare, shoqërore dhe asaj profesionale është çelës për të qenë i suksesshëm dhe një garanci për të qënë një profesionist i vërtetë dhe një qytetar evropian.”

 

3. Ani Tola Panariti

Ani Tola (Panariti) është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Arkitekturës në 2008. Ajo është kandidate për gradën “Doktor i Shkencave” në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës. Fusha e saj kërkimore është mikroklima urbane dhe komforti termik në mjedisin e ndërtuar duke u fokusuar në shëtitoret bregdetare.

Përvoja e saj akademike filloi në 2009 kur ajo iu bashkua stafit akademik të Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Në të njëjtën kohë, përvoja e saj profesionale në fushën e arkitekturës po përparon në tregun lokal dhe atë ndërkombëtar me një gamë të gjerë projektesh në fushën e projektimit arkitektonik, projektim interieri, projektim dhe planifikim urban, dhe projektim peisazhi. Prej Janarit të vitit 2017, është drejtuese teknike pranë shoqërisë “ASArchitects Sh.p.k”.

Ajo ka qënë anëtare e American Institute of Architects – California (AIA) nga 2010-2012. Në 2016, iu bashkua Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë si një anëtar i Bordit Drejtues, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm. Në 2019 dhe deri tani është anëtare e SHARE Architects Forum dhe Balkan Architecture Forum.

 

4. Ariela Kushi

Ariela KUSHI, u diplomua në vitin 2003 në Akademinë e Arkitekturës, USI, Universiteti i Zvicrës Italiane, me titull Master shkencor në Arkitekturë (M. SC. Arch. USI).
Zotëron liçencë profesionale në projektim.

Zj. Kushi ka një eksperiencë gjithëpërfshirëse prej rreth 18 vitesh në fushën e planifikimit dhe projektimit urban dhe arkitektonik. Zj. Kushi ka ndarë eksperiencën e saj në disa shkolla ndërkombëtare të arkitekturës, si lektore e ftuar dhe në publikime në revista ndërkombëtare. Eksperienca e saj përfshin bashkëpunime me sektorin privat, atë publik dhe kompani ndërkombëtare, për projekte të financuara nga Banka Botërore, USAID, JICA dhe GIZ.

Nga viti 2004 deri në vitin 2011, Zj. Kushi ka punuar në pozicion Drejtuesi në drejtorinë e Planifikimit Urban në Bashkinë e Tiranës, duke marrë pjesë në proceset kryesore të zhvillimit në dekadën e fundit në kryeqytetin e Shqipërisë.
Që nga viti 2012, Zj. Kushi ka punuar si arkitekte dhe planifikuese urbane e pavarur dhe gjithashtu ka marrë pjesë në disa procese të planifikimit urban dhe projekte arkitektonike në Shqipëri. Zj. Kushi në tetor 2015 themelon shoqërinë “A K – U A” sh.p.k me fokus në Planifikim Urban, Dizenjim Urban dhe Arkitekturë.
Ajo ka ofruar përvojën e saj në disa shkolla ndërkombëtare arkitekture si pedagoge e ftuar dhe në botime në revista profesionale ndërkombëtare.

Njohja e saj e thelluar e politikave të planifikimit urban dhe zbatimi i tyre, ka përbërë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin urban në Shqipëri. Zj Kushi ka kontribuar si planifikuese urbane dhe drejtuese/menaxhere projekti në planifikimin vendor të rreth 15 bashkive. Ka marrë pjesë në planifikimin në nivel qendror në Plane Kombëtare Sektoriale dhe në Plane të Detajuara të Zonave të Rendësisë Kombëtare.

Ekperienca e saj përfshin ndërhyrje rikualifikuese dhe restauruese në Zona dhe Objekte të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare.
Zj. Kushi ka kontribuar dhe në procesin e rindërtimit si në shkallë urbane me anë të hartimit të Planeve Detyruara Vendore dhe Rindërtimit të Objekteve Arsimore.

Disa nga pikat e forta të saj janë:
− Kuptim dhe zbatim i thellë i Ligjit dhe rregulloreve të Planifikimit, Ndërtimit dhe Trashëgimisë Kulturore Shqiptare.
− Aftësi e demonstruar për të angazhuar dhe mbështetur pjesëmarrjen e grupeve të gjera të interesit në proceset e planifikimit.
− Aftësi e lartë drejtuese dhe organizative në udhëheqjen dhe / ose bashkëpunimin e ekipeve multidisiplinare.
− Aftësi të forta organizative, vëmendje në detaje dhe fleksibilitet.

 

5. Armand Vokshi

Armand Vokshi është Lektor dhe Dekan i Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës, në UPT, si dhe Pjesë e Senatit të UPT. Që nga viti 2006, Armand Vokshi, ka qenë i angazhuar me mësimdhënie, duke asistuar në kursin e Laboratorit të Arkitekturës 2 në Universitetin e Firences, në të cilin me pare u diplomua vetë në Arkitekturë, si dhe përfundoi studimet PhD në “Projektim Arkitektonik dhe Urban”. Prej 2009 AV kontribuon Fakultetit Arkitekturës e Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Tiranës, duke qenë titullar në tre lënde të vitit të katërt si dhe të Masterit në Restaurim. 

Themelon në 2005 studion AVATELIER në Firence (Itali) dhe më pas, në 2009, transfern studion ne Tiranë. Studimet dhe projektet e ndryshme të realizuara nga studio, që nga fillimi kanë qenë të lokalizuara në disa shtete, por së fundmi ato janë të fokusuara veçanërisht në Shqipëri.

Disa nga veprat e realizuara nga stafi i motivuar i studios Avatelier, po ashtu dhe punët kërkimore të Armand Vokshit, janë publikuara në shumë artikuj të revistave profesionale dhe gazetave ndërkombëtare. Ato kanë qenë pjesë e Ekspozitave dhe referimeve të ndryshme në Shqipëri, Ballkan dhe vendet e tjera evropiane. Në 2019 fitues i një prej çmimeve në Iconic Award në Mynih për “Vilën midis ullinjve”, si dhe i nominuar për çmimin Mies Van Der Rohe, në Barcelonë dhe BigSEE në Lubljanë

AV është autor i publikimeve dhe monografive të ndryshme në fushën e arkitekturës. Autor dhe pjesëmarrës i realizimit të shumë ekspozitave, konferencave profesionale dhe akademike mbi arkitekturën.

Prej vitit 2016 është zgjedhur kryetari i Shash (Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë).

Në 2018 merr Titull Nderi Kalorësiak të akorduar nga presidenti italian: ”Ordine della Stella d’Italia” nel grado di Cavaliere”.

 

6. Erind Bejleri

Erind Bejleri është arkitekt i diplomuar në Akademinë e Arkitekturës në Mendriso, Universiteti i Zvicrës Italiane.

Prej Shkurtit 2004 deri më Tetor 2005 ka punuar si arkitekt me kohë pune të pjesshme në studion e projektimit Archikubik S.I, ku ka marrë pjesë në një sërë projektesh arkitektonike dhe urbane të shtrira kryesisht në Barcelonë dhe në qytete të tjera të Spanjës, është impenjuar me  përgatitjen e materialit grafik 2D, modelimin 3D, katalogimin e të dhënave si dhe ka qënë pjesëmarrës në konkurse ndërkombëtare dhe kombëtare projektimi.

Prej qershorit 2009, deri më dhjetor 2010, ka punuar si arkitekt me kohë të plotë në shoqërinë e projektimit dhe ndërtimit “SON” shpk, ku ka qënë përgjegjës në drejtimin e grupit të projektimit dhe ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në projektim në bashkëpunim me stafin, në zbatim të projekteve publike e private.

Z. Bejleri ka punuar në Bashkinë e Tiranës prej janarit 2011 deri më gusht 2011, në Zyrën e Planifikimit Urban. Ka bashkëpunuar në projektimin dhe shtjellimin e planit rregullator të Tiranës, si dhe në studime pjesore të zonave të ndryshme. Njëkohësisht është impenjuar me projektimin e disa shesheve në administrimin e Bashkisë Tiranë dhe periferitë e saj.

Prej tetorit 2011, deri më sot, punon si arkitekt në Studion e Projektimit “SON” Engineering&Construction në Tiranë. Është përgjegjës në drejtiminn e grupit të projektimit të studios, në bashkëpunim me stafin. Kjo periudhë njeh projeke në fushën e urbanistikës dhe zhvillimit të konkurseve ndërkombëtare, si ai i Rivierës së Shqipërisë dhe zhvillimit të godinave me përdorim banim apo edhe të godinave me shërbime adinistrative me shumë kate. Zhvillimi i projekteve të interierit dhe projektimit të peizazheve ka qënë një fushë aktive e studios.

Z. Bejleri zotëron aftësi të mira të komunikimit, të delegimit të punës dhe bashkëpunimit në grup. Ai është ambicioz dhe shumë kërkues në rrafshin profesional dhe teknik. Zotëron aftësi shumë të mira organizative, komunikime ndërpersonale të mira dhe aftësi të menaxhimit të kohës, si dhe përdorues i përparuar i AutoCAD, Photoshop, 3D Rendering dhe Microsoft Office.

 

7. Ervin Taçi

Ervin Taçi është urbanist dhe administrator i DEA studio sh.p.k. Çshtë diplomuar në 1998 në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Gjatë studimeve, ka marrë pjesë në një sërë projektesh ndërkombëtare, si Projekt bashkëpunimi në një studio alternative dizajni me Fakultetin e Arkitekturës së Floridas, Planifikimi urban për qytetin e Kavajës dhe zonës së Spillesë, Përfaqësues i Shqipërisë në “Forumin e arkitekturës së re” me temën “Trashëgimia dhe krijimi urban” zhvilluar në Paris, Programi Tempus për vendet e Europës Lindore konsulencë për temën e diplomes: “Terminali i Tiranës si pjesë përbërëse e rrjetit të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar” në Fakultetin e Firences.

Pas diplomimit, ka qënë President i Ligës së Studentëve Shqiptare të Arkitekturës. Prej 1999 deri më 2000 ka qënë arkitekt në studion e arkitekturës “Enigma k”. Prej 2000 deri më 2002, ka qënë përgjegjës i sektorit të ligjshmërisë dhe rregullores së urbanistikës në Institutin e Urbanistikës, ku është përfshirë në Draftin kryesor ër planin hapësinor të zonës kufitare ndërmjet Republikës së Shqipërisë, ish-Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe në Masterplanin për zonën me përparësi zhvillimin e turizmit Voskopojë.

Në 2011 deri në 2013, Z. Taç ka qënë lektor i jashtëm në Fakultetin e Arkitekturës “Abanian University”. Prej 2013 e në vazhdim, është ftuar në universitet të ndryshme të arkitekturës për leksione të hapura. Është anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë prej 2012. Prej 2014 deri më 2018, ka qënë hartues i draftit dhe Manualit të Tarifave për projektimin, mbikqyrjen dhe kolaudimin e objekteve civile.

Ervin Taçi është administrator i shoqërisë së projektimit DEA studio sh.p.k që prej themelimit të shoqërisë në 2002, i gjithë CV së shoqërisë DEA Studio sh.p.k.

DEA Studio sh.p.k është shpallur fituese në 18 raste në nivel konkursesh kombëtare si edhe fituese në nivele ndërkombëtare: fituese e konkursit të hapur ndërkombëtar për “Durana Tirana-Durrësi Economic Corridor”; fitues i konkursit të hapur ndërkombëtar“Borea Ski resort” në Peja, Kosovë, shortlist-uar dhe i shpallur fitues i vendit të tretë në konkursin e hapur ndërkombëtar “New Parliamentary complex of the Republic of Albania”, i shortlist-uar dhe fitues çmimit të tretë në konkursin ndërkombëtar “Tirana Train Station Towers”, Fitues i çmimit të dytë në konkursin ndërkombëtar “Concert Hall Germia, Prishtinë”.

Ekperiencat ndërkombëtare përfshijnë bashkëpunimet me Hijjas kasturi architects nga Malaysia dhe partneret e tij europian në projekte bashkëpunimi : Area Proggetto Associati Chris Mccarthy, Billing Jackson Design; Studio arkitekture nga Israeli Schwartz Besnosoff Architects; Studio arkitekture Hollandeze M.V.R.D.V.; Studio Daneze e arkitektures H.L.T. Henning Larsens Tegnestue dhe Studio italiane e arkitektures Atena Studio l.t.d.

Ekperienca e tij përfshin 8 Plane të Përgjithshme Vendore, 16 Masterplane, 38 studime urbanistike pjesore, 12 PDV, 187 eksperienca profesionale në menaxhim projekti: projekte arkitekture, 12 interior design shumë konsulenca, 29 supervizione.

DEA Studio ka ne biografine e saj:
2 çmime ndërkombëtare: BIG See Architecture Award 2019 dhe ICONIC Awards 2019 for Inovative Architecture. 3 Nominime për projektin “Tirana Olimpyc Park”, për Çmimin Europian për Arkitekturën Bashkohore Mies van der Rohe 2019, nominimi për çmimin Architizer A+Awards dhe 1 nominim për projektin Muzeu i Artit Mesjetar Korçë në kategorinë Arkitektura e godinave kulturore 2018. Fitues i çmimit SHARE Future projects Awards Albania 2020.

Ka marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare, si Prezantimi i projektit “Tirana Olympic Park” në Forumin Ndërkombëtar të Arkitekturës dhe Inxhinierisë
SHARE Tirana 2018, i mbajtur në Shkurt 2018,  dhe  prezantimi i projektit “Tirana Olympic Park” në Forumin Ndërkombëtar të Arkitekturës dhe Inxhinierisë
SHARE Budapest 2018, mbajtur në 2018 në Budapest.

 

8. Florian Nepravishta

Florian Nepravishta është profesor i rregullt në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës.

Ai është diplomuar në vitin 1993, dega Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate shumë të mira, ka fituar një diplomë të dytë universitare në vitin 2003 në Jurisprudencë në Universitetin e Shkodrës gjithashtu me rezultate shumë të mira. Në vitin 2002 ka përfunduar studimet Master Shkencor në “Urban Housing Management”, pranë IHS – Erasmus University, Holandë dhe Lund University, Suedi. Ai gjithashtu ka kryer studime pasuniversitare në fushën e restaurimit dhe adaptimit në Universitetin e Firences, në “Inner City Revitalization and Urban Renewal” në Institute for Housing and Urban Development Studies-Rotterdam (IHS), Holandë, dhe në shkollën evropiane të restaurimit “Instituto per il Restauro dei Castelli”, Udine-Itali. 

Profesor Nepravishta ka përvojë shumë vjeçare si Dekan dhe Shef i Departamentit në PUT (periudha 2009 – 2020). Aktiviteti i tij mësimor dhe kërkimi shkencor kanë qenë të orientuara drejt projektimit arkitektonik, benesave, ruajtjes së trashëgimisë historike dhe rigjenerimit urban. Ai ka kryer kualifikime shkencore dhe veprimtari mësimore në disa universitete ndërkombëtare. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore dhe ka botuar një seri artikujsh shkencorë, referenca, monografi. Ai eshte organizator i konferencave, seminareve, punëtorive, ekspozitave shkencore dhe profesionale si dhe punës ekipore për realizimin e botimeve shkencore. Ai është zgjedhur anëtar i Senatit Akademik UPT, anëtar i i KPPA te UPT, Kryetar i KP, FAU, si dhe eshte anëtar i organizatave profesionale SHARE Society, EHNR, dhe IFHP.

Ark. Florian Nepravishta është themeluesi dhe arkitekti kryesor i “Smart Studio” në Tiranë. Studio punon për projekte te ndryshme objektesh banimi, shkollore, tregtare, industriale, komplekse turistike, restaurimi dhe rehabilitimi të ndërtesave ekzistuese, interierë, studime dhe plane urbane. Ai ka aftësi të mira planifikimi, organizimi dhe menaxhimi si një udhëheqës ekipi në kërkime dhe në zhvillimin e projekteve në fushat e arkitekturës, restaurimit, planifikimit urban dhe peizazhit. 

Prej vitit 1995 eshte anetare i SHASH dhe prej vitit 2012, ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së SHASH.

 

9. Frida Pashako

Frida Pashako jeton në Tiranë bashkë me të shoqin, vajzën dhe maçokun e saj. Mes shumë angazhimesh, arrin të gjejë frymëzim nga bregdeti dhe natyra, dhe në kohën e lirë i pëlqen të luajë tenis.

Frida është Drejtoreshë e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimi të Territorit pranë Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, është edhe profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë, Departamenti i Urbanistikës. Ajo ka studiuar në Universitetin Politeknik të Barit në Itali, ku për disa vite ka dhënë kontribut edhe si pedagoge.
Ndjeshmërinë e saj ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike e reflekton edhe në Komitetin Shkencor për Restaurimin, pjesë e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, ku ajo bën pjesë. Ndërkohë, me anë të projekteve të ndryshme të lidhura me trashëgiminë dhe traditat vendase, Frida, si Presidente e shoqatës INTBAU – Shqipëri, arrin të lërë gjurmë dhe ndikojë në perceptimin publik për njohjen e vlerave shqiptare. Gjithashtu, si anëtare e Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve – ICOM, ajo jep kontribute të rëndësishme për vendin edhe në aspektin kulturor.

Frida ka treguar gjithmonë një interes të veçantë për trashëgiminë arkitektonike, banesat tradicionale, peizazhin historik, dhe arkitekturën moderne të viteve 1920 – 1940 në Shqipëri. Tematikat që preferon të studiojë dhe analizojë janë të lidhura me marrëdhëniet mes urbanizimit dhe natyrës, peizazhit, traditave dhe transformimeve antropologjike, si dhe arkeologjinë intustriale.

Një seri botimesh dhe studimesh mbajnë autorësinë e Fridës. Temat e këtyre shkrimeve lidhen me trashëgiminë arkitektonike e industriale, arkitekturën moderne shqiptare, arkitekturën tradicionale dhe bashkëkohore, si edhe me eficiencën e energjisë në banesa tradicionale dhe jo vetëm.

Frida ka qenë bashkautore e disa botimeve me interes për kohën, si: “Përmirësimi i eficiencës së energjisë në stokun e banesave. Udhëzues për Tiranën” [F. Pashako, S. Dervishi, I. Gjuzi, M. Pali]. Gjithashtu, mes shumë punimeve që ka përzemër, gjejmë edhe “Practical conservation guidelines for traditional buildings in Himara coastal region” [F. Pashako, J. Osmani, V. Koci, E. Nesimi], “Architettura moderna italiana per le città d’Albania. Modelli e Interpretazioni.” [M. Stiglaino, A. B. Menghini, F. Pashako], “L’interpretazione dello spazio urbano architettonico dell’asse strutturante di Tirana” [F. Pashako, M. Pessina, A. Vokshi], “Tirana, piccola guida agli edifici italiani sull’asse” (Udhërrëfyes i vogël për ndërtesat italiane në bulevardin monumental) [N.D. Baldassarre, M. L’abbate, A. B. Menghini, F. Pashako, M. Pessina, A. Vokshi], etj.

Frida e ka dëshmuar interesin për kulturën edhe në aspektin kuratorial, ku ka qenë shpesh kuratore e ekspozitave mbi temat e saj të preferuara: arkitektura italiane në kontekstin shqiptar, trashëgimia tradicionale arkitektonike dhe arkeologjike, si dhe arkitektura bashkëkohore në Shqipëri.

Aftësia, eksperienca, ndjeshmëria dhe dëshira e Fridës për të eksploruar vazhdimisht sfida të reja, e bëjnë atë një aset të çmuar për kryesinë e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë. Ajo është gjithmonë e interesuar jo vetëm për çështje që lidhen me qytetin dhe mjedisin, por edhe për figurën e arkitektit si individ dhe si profesionist; është një person që ka aftësinë dhe dëshirën të përfshihet në diskutime konstruktive me kolegët me qëllim përmirësimin e fushës së arkitekturës në nivel shumë-dimensional.

 

10. Indrit Hamiti

Indrit Hamiti është një arkitet, projektues, urbanist, inovues dhe aktivist i të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë tek të drejtat e minoriteteve me një përvojë të konsoliduar prej më shumë se 20 vitesh. 

Zoti Hamiti është diplomuar në vitin  1999 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Dega e Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit duke marrë edhe titullin Arkitekt Urbanist.  Përgatitjen e diplomës e kreu në fakultetin e Arkitekturës së Montepellier, Francë, në kuadër të programit Tempus.  Në 2013-2014 ndoqi Akademinë Rajonale për Demokraci, financuar nga  Këshilli i Europës.  Si student dhe më pas si profesionist, zoti Hamiti ka marrë pjesë aktive në një sërë kursesh, trajnimesh, workshop-esh, konferencash dhe seminaresh si brenda vendit, ashtu edhe jashtë, si lokale, ashtu edhe ndërkombëtare, si shkencore ashtu edhe të karakterit aktivist të think tanks. 

Në vitin 1999, zoti Hamiti themeloi shoqërinë A & I Design e cila ka operuar në fushën e projektimit, përfshirë këtu atë të ndërtimeve industriale dhe civile. Pasi ngritjes dhe krijim të eksperiencave të para, kjo shoqëri mori hov në një tjetër koncpetim,duke u shëndruar në një kompaninë Inceptio,  që tashmë numëron projekte të shumta të realizuara.

Në vitin  2007 ai themeloi kompaninë Balkan Investment Group, e cila ka operuar kryesisht në fushën e ndëtimeve dhe veprimtarive të lidhura me të.  Ai gjithashtu është  themeluesi i kompanisë së investimeve Spektrum, e cila operon në  Francë.

Zoti Hamiti është një aktivist i njohur brenda kufijve të Shqipërisë, por jo vetëm, i mbrojtjes së vlerave kulturore dhe trashëgimisë arkitektonike dhe urbane të qytetit të Durrësit. Në vitet  që ai ka qenë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Durrësit, ku me autoritetin e tij profesional ka luajtur rolin e tij në ruajtjen e trashëgimisë urbane e arkitektonike të pjesëve të rëndësishme të qytetit. Ai zgjidhet Kryetar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit në zgjedhjet lokale të 2011.

Duke patur këtë vokacion në zemër dhe në mendje, në vitin 2007, bashkëthemelon Fondacionin Shqiptar Mjedisi & Ekonomia, duke u zgjedhur edhe President i Bordit të tij. Fondacioni ka ndërmarrë një sëre nismash dhe ka zhvilluar shumë veprimtari në drejtim te ruajtjes dhe të mbrojtjes së mjedisit, si edhe të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm . Ai gjithashtu ka organizuar, ndjekur dhe ka dhënë kontributin e tij në një sërë veprimtarish dhe nismash për ruajtjen e vlerave historike arkeologjike dhe arkitekturore të Durrësit, aktivitete filantropie, promovime të vlerave turistike të zonës, etj.  Në vitin 2007 organizon për herë të parë ekspozitën individuale të arkitekturës .

 Zoti Hamiti është një aktivist i mirënjohur i çeshtjes came.Në këtë drejtim, ai ka qënë pjesë e qenësishme e veprimtarive të shumta në nivel lokal dhe ndërkombëtar , takimet në Këshillin e Europës, në Kongresin Amerikan, etj.

 Zoti Hamiti është anëtar kryesie i Shoqatës Shqiptare të Arkitektëve.

 Ai zotëron gjuhën Angleze, Frënge dhe Italiane.

Zoti Hamiti ka lindur në Durrës më 19 qershor 1975 , është i martuar dhe ka dy djem. 

 

11. Julian Veleshnja

Juljan Veleshnja është arkitekt i diplomuar më 2007 pranë Universitetit të Studimeve të Firences, Fakulteti i Arkitekturës, Itali, duke fituar titullin Master i Interuar Shkencor në arkitekturë dhe urbanistikë.

Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Master të Niveli të Dytë pranë Universitetit POLIS në Dizajn Urban dhe Peizazhi, duke thelluar kërkimet në planifikimin urban dhe në artikulimin e peizazhit natyror dhe atij urban, nën ndikimin e vazhduar të një procesi trasformimi dinamik.

Gjatë periudhës 2009‐2016 ka zhvilluar detyrat e lektorit me kohë të plotë pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit, Universiteti POLIS. Gjatë këtij angazhimi akademik ka qenë përfshirë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe botime të ndryshme.

Në periudhën 2009‐2013, ka bashkëpunuar me studion e projektimit MetroPOLIS si arkitekt dhe koordinator i saj, duke u përfshirë në projekte dhe konkurse të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë kësaj ekseprience ka shfaqur aftësitë menaxhuese dhe krijuese, në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.

Në vitin 2016 ka fituar gradën shkencore Doktor pranë departamentit DATA në Projektim Ambiental, në La Sapienza, Universiteti i Studimeve Romë, Itali. Fokusi i kërkimit ka qenë mbi teknikat e rinovimit të stokut të banesave kolektive në Shqipëri, duke synuar jo vetëm ristrukturimin e këtyre banesave, por dhe rritjen e efiçencës energjitike.

Prej vitit 2016 është i angazhuar si lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Urbanistikës, të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës. Në Gusht 2020 është emëruar si Drejtues i Departamentit të Urbanistikës. Procesi i mësimdhënies e sheh si titullar të lëndëve Projektim i Mjedisit Urban; Rigjenerim Urban; Studio Diplome Urbanist, duke zhvilluar në mënyrë rë vazhduar studime arkitekturore dhe urbane me studentët, gjë që nxit përditësimin e problematikave dhe situatës arkitektonike, urbane, sociale, ekonomike, kulturore dhe mjedisore në territorin e vendit tonë.

Në rrugëtimin e tij profesional Dr. Juljan Veleshnja, ballafaqofet me gërshetimin e aspekteve teorike të arkitekturës dhe urbanistikës, me thellimin në kërkimin shkencor në po këtë fushë, duke u përfshirë në konferenca ndërkombëtare dhe publikime të ndryshme, gjithashtu pa lënë pas përfshirjen në projekte të ndryshme arkitekturore dhe urbane.

Dr. Juljan Veleshnja, krahas arritjeve profesionale, shfaq kapacitet të lartë komunikimi, duke nxitur baskëpunimin në grup, vendosmëri në arritjen e objektivave, dhe aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi.

 

12. Loreta Çapeli

Loreta Çapeli është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së  Ndërtimit dega arkitekturë në 1991.


Përfundon studimet Master i Nivelit të Dytë në “Rilevim dhe dokumentim arkitektonik, restaurim i monumenteve te kulturës” pranë Universitetit Politeknik të Tiranës; Universitetit të Romës “Sapienza”; Universitetit të Valencias, në 2006.

Prej 1996 e në vazhdim është lektor i parë për lëndën “Histori arkitekture” fillimisht pranë Departamentit të Arkitekturës e Urbanistikës në FIN, e tashmë pranë Fakultetit të Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës.


Në aktivitetin profesional, e didaktik ajo  numëron specializime e kualifikime shkencore në Francë e Itali, pjesëmarrje në konferenca e seminare kombëtare/ndërkombëtare, artikuj, botime e pjesëmarrje në projekte të përbashkët shkencorë ndëruniversitarë, dhe aktivizohet edhe si pedagoge e ftuar në universitete të tjera.


Në dhjetor 2016 ka mbrojtur gradën shkencore Doktor, në Fakultetin e Arkitekturës e Urbanistikës në Tiranë, me një studim arkitektonik të tipologjive ndërtimore të qytetit antik të Apollonisë.

Ne vitet e fundit ajo është pjesëmarrëse aktive e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë dhe njëkohësisht zëvendës kryetare e kësaj shoqate.

 

13. Matilda Pando

Matilda Pando, lindi në 19 Korrik 1978 në qytetin e Sarandës.

Duke ndjekur interesin e saj për artet pamore, në moshën14 vjecare, praktikoi pikturën për 4 vite në studion e një artisiti. 

Ajo filloi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, dega arkitekturë në vitin 1996.

Karriera e saj si arkitekte filloi në Tiranë në fund të viteve 2001, duke mbajtur pozicione si projektuese në disa studio arkitekture.

Gjatë një periudhe katër vjeçare, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Planifikimit Ligjor dhe Sektorin e Kontrrollit të Zbatimit të Lejeve në Bashkinë e Tiranës, si dhe ka dhënë kontribut në Ministrinë e Zhvillimit Urban, si këshilltare, në hartimin e projektit: “Ndërhyrja Emergjente për Rehabilitimin dhe Mbrojtjen e Mjedisit të Vijës Bregdetare”

Si bashkëthemeluese e shoqërisë “ARCHISTUDIO”, e përfshirë në këtë praktikë deri në vitin 2020, ajo ka drejtuar projektimin në nivele të ndryshme, si dhe pjesëmarrjen në konkurse të ndryshme publike dhe private, me përfshirjen e disa prej studiove ndërkombëtare, si ekspertë në fusha të ndryshme inovative, arkitekturore dhe të planifikimit urban.

Subjekti kryesor në punën e saj është koherenca, konteksti dhe estetizimi i detajeve në arkitekturë, me qëllim krijimin e hapësirave shumë atmosferike. Duke frymëzuar vizione dhe forma në një larmi shkalle dhe destinacioni, në kontekste të ndryshme projektimi; nga Banesa Private në ato Rezidenciale dhe Polifunksionale, nga Struktura Tregtare&Biznesi në Objekte Social-Kulturore dhe Teatër, Shkolla si Institucione Arsimore, Struktura Inxhinierike si Ura, Macro&microplanifikim, arkitekturë peisazhi…etj.

Në vitin 2020 ajo themeloi dhe drejton MATT ARCHITECT & ASSOCIATES, një studio projektimi me qendër në Tiranë, me aktivitet në fushën e arkitekturës, planifikimit dhe pejsazhit urban dhe Interior design.

E përqëndruar në përgjegjësinë profesionale, sociale dhe qëndrueshmërinë e arkitekturës si një dimënsion i shtuar i saj, beson se arkitektura duhet të reflektoj mbi detyrat dhe mundësitë që janë në thelb të saj. Shpesh është shumë me tepër sesa shprehje e funksionalitet apo simbolikës, vecanerisht në pritshmërinë e një standarti në metroplole ku densiteti është detyrimisht i lartë.

Në këndvështrimin e saj, arkitektura është një sferë e pavarur, e cila shkon pertej mbështetjes fizike. E vetmja mardhënie fizike që ka, është ajo me jetën, me kohën dhe kontekstin. Kjo e bën atë të qëndrueshme.

Është zgjedhur anëtare e Bordit Drejtues të “Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë” (SHASH) në zgjedhjet e Asamblesë së Përgjithshme në vitin 2016.

Përgjatë pesë viteve të fundit përfaqëson SHASH në komisionin e Licensimit të Projektimit dhe Mbikëqyrjes së Punimeve të Ndërtimit.

 

14. Nesila Hajdini

Nesila Hajdini është arkitekte dhe ka përfunduar studimet në degën e arkitekturës në Stamboll dhe studimet Master në Barcelonë. Është bashkëthemeluese e pikark.com, platformës dedikuar arkitekturës në Shqipëri dhe rajon. Njëkohësishte, pas një ekperience disa vjeçare në studiot e arkitetkurës në Shqipëri, punon si profesioniste e lirë prej vitit 2018.

Ka qënë pjesëmarrëse aktive në konferenca dhe takimeve mbi arkitekturën në Shqipëri dhe rajon.

Së fundmi, së bashku me Armand Vokshin, kanë sjellë botimin e një përmbledhje të projekteve bashkëkohore realizuar në trevat shqipfolëse.

Gjithashtu, ka organizuar një sërë wokrhsopesh dhe trajnime në fusha të ndryshme të lidhura me arkitekturën, të cilat shpreson t’i shtojë në vazhdim dhe me përkrahejn e SHASH”.

 

15. Sokol Dervishi

Prof. Asoc. Sokol Dervishi është Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Universitetin Epoka. Në 2016, ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues së Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë. Prof. Dervishi është kërkues shkencor, arkitekt, dhe konsulent ndërkombëtar në fushën e efiçencës energjitike me përvojë të konsiderueshme akademike dhe profesionale. Gjithashtu Z. Dervishi eshtë anëtar bordi në disa prej shoqatave ndërkombëtare në fushën energjitike (International Building Simulation Association, International Building Physics Association).

Ai u diplomua nga Universiteti Teknik i Stambollit (BSc), dhe Universiteti Teknik i Vjenës (MSc & PhD). Në vitin 2014, ai mori titullin profesor i asociuar në Universitetin Teknik të Vjenës në fushën e Fizikës së Ndërtimit. Ai ka drejtuar disa projekte ndërkombëtare te financuara nga Bashkimi Evropian në Universitetin Teknik te Vjenës, ku ka punuar prej një periudhe 7 vjecare si kërkues shkencor dhe lektor.

Prof. Dervishi kryen kërkime të avancuara shkencore, mesimdhenie, projekte profesionale arkitektonike, dhe konsulencë në vende të ndryshme të Evropës. Fushat e ekspertizës përfshijnë Fizikën e Ndërtimit dhe Fizikën Urbane, Energjia dhe Ndërtesat, Performanca e Ndërtesës dhe Diagnostikimi i tyre, Ekologjia Njerëzore, Performancë Termike e Arkitekturës Tradicionale, Ndërtesat Industriale dhe Qytetet Nëntokësore, Optimizimi i Dritës natyrale në Ndërtesa, Analizat Akustike ne Ndërtesa.

 

16. Ulrike Bega

Ulrike Bega (Franzel) është themeluesja gjithashtu arkitektja dhe planifikuesja
kryesore e SymbioticA; studio arkitekture, planifikimi urban dhe strategji për një
projektim të qëndrueshëm.

Ajo ka një kombimin unik të ekspericës akademike
dhe praktike, aftësive menaxheriale dhe forcës konceptuale, të cilat vënë në
dukje aftësitë e veçanta për menaxhim dhe kontroll të projektit.

Ulrike ka një përvojë 20 vjeçare në projektimin e një mjedisi të qëndrueshëm
duke filluar nga përcaktimi i strategjisë, përgatitja dhe informimi, koncepti e
dizajni teknik, mbikëqyrja e punimeve si dhe udhëheqja e projektit, menaxhimi,
kontrolli si dhe përgjegjësia mbi kontratat e prokurimet e ndërtesave, projektet e
dizajnit urban dhe planet e zhvillimit.

Për 4 vjet Ulrike gjithashtu ishte këshilltarja
për zhvillimin strategjik urban dhe menaxhimin e projektit e Kryetarit të Bashkisë
së Tiranës dhe për rrjedhoj ka përvojë të gjerë me administratën & politikën.
Ulrike rregullisht udhëheq ekipet e hartimit, planifikimit dhe hulumtimit për
projekte të mëdha dhe komplekse. Projekte këto urbane, të infrastrukturës dhe
arkitekturës me fokus të veçantë në prodhimin e një mjedisi të integruar, të
qëndrueshëm, me burime të efektshme dhe të përgjegjshme përmes projekteve
dhe instrumenteve prototipë të adaptuar në vend.

Aftësitë e saj profesionale përfshijnë: Zhvillimi i Masterplaneve Urbane dhe zhvillimin e koncepteve; zhvillimin e programeve urbane, planeve të veprimit & strategjitë e lëvizjes; Konsulencë për administratat lokale dhe institucionet qeveritare; Zhvillimi i projektit dhe dizajn nga koncepti deri në planet e detajuara; Mbikëqyrës konstruktiv, zbatues dhe miratues i projekteve teknike; Efikasiteti i energjisë dhe burimeve si dhe energjitë e rinovueshme; Moderimi dhe negocimi me media dhe palët e interesit; Përgatitja e kontratave dhe termave të referencës.

Disa prej projekteve të përzgjedhur janë: SARANDA PORTA E TURIZMIT – PËRMIRËSIMI URBAN I INTEGRUAR: vlerësim i strategjisë urbane dhe mobilitetit, hartimi i 20 projekteve mbi transportin dhe hapësirat publike në Sarandë; MK HOTEL TIRANA: projektimi dhe shërbime inxhinierike për një hotel të ri me 5 yje
në Tirana Business Park, Rinas; SHËTITORJA BUZË DETIT SARANDE: zhvillimi i konceptit dhe zbatimi i dizajnit për ”Rigjenerimin Urban të shëtitores Ekzistuese Buzë Detit ”Naim Frashëri”; PLANI I VEPRIMIT PËR PROJEKTIN ME PERPARESI URBANE NË QYTETIN E
VLORËS: zhvillimi i planit të veprimit urban dhe hartimi i 14 projekte për
infrastrukturën & hapësirës publike, Vlorë; PLANI I ZHVILLIMIT URBAN PËR ZONËN E BULEVARDIN DHE LUMIN VERIOR I TIRANES, përgatitja e konkursit & procesit të tenderit, menaxhimi i projektit për rinovimin urban 14 km2 për klientin, Tiranë; RIKONSTRUKSION ME EFIKASITET ENERGJITIK I QYTETI STUDENTI NR.2:
udhëheqja e projektit, mbikëqyrja e punëve, raporti i auditimit të energjisë si dhe
monitorimi dhe përshtatja për 4 ndërtesa konvikti në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here