SHARE

Kolegë të nderuar,

Duke ju uruar shëndet të plotë,

SHASH ju njofton se anëtarësimet në SHASH për vitin 2021 dhe kandidimet për kryesinë do të shtyhen deri në datën 2 Korrik 2021.

  • Votimet për për të zgjedhur Kryesinë të re do të kryhen me datë 8 Korrik 2021.

Këtë vit do të donim që këtë herë të kishim paraprakisht kandidatura të shpallura më parë, me të cilat anëtarësia dhe e gjithë Asambleja do të njihej më mirë, më qëllim që në ditën e zgjedhjeve, të ishte sa më i qartë votimi si dhe personat për të cilët do të votohet. Për këtë, deri në datën 2 Korrik, të gjithë kolegët, aspirantë për t’u zgjedhur në Kryesinë e Shash mund të konfirmojnë kandidimin e tyre me një CV të shkurtër dhe foto. Ky kusht duhet përmbushur për të qenë pjesë e votimit më pas, në momentin e votimeve. Kandidaturat do të bëhen publike minimalisht një javë para zgjedhjeve dhe të gjithë anëtarët e Asamblesë do të mund të njihen me to.

  • Dorëzimi i CV të shkurtër deri ne 400 fjalë dhe nje foto shoqëruese te personit i cili dëshiron të jetë i kandiduar për tu zgjedhur në Kryesinë e re do të kryhen deri me datë 2 Korrik 2021.

Sipas Statutit të SHASH:

– të drejtën për të votuar e kanë vetëm anëtarët e SHASH, të cilët kanë kryer regjistrimin për vitin 2021,
– të drejtën për tu zgjedhur  në Kryesinë SHASH e kanë vetëm anëtarët e SHASH, të cilët janë anëtarë të SHASH dhe kanë kryer regjistrimin të paktën për dy vitet e fundit, 2020 dhe 2021.

Me dëshirën për të shtuar numrin e sa më shumë anëtarëve pjesëmarrës në votime si dhe për të pasuruar konfigurimin e kolegëve që duan të kontribojnë si në votime ashtu  edhe në Kryesinë e ardhshme të SHASH, Kryesia e tanishme vendosi :

  • Rihapjen e periudhës së anëtarësimeve të reja për vitin 2021, nga sot, deri me datë 2 Korrik. Gjatë kësaj periudhe ju mund të bëheni anëtar i SHASH duke paguar kuotën e plotë të anëtarësimit, sipas kategorive të përcaktuara në Statut. Ky anëtarësim i vitit 2021 ju jep mundësinë të bëheni pjesë e Asamblesë dhe ju jep të drejtën të votoni për zgjedhjet e reja.
  • Të njohë  këtë pagesë si një si pagesë të dy viteve të fundit, me qëllim që ti japë mundësi të kandidojnë, kolegëve që duan të kontribuojnë për Kryesinë e ardhshme të SHASH, edhe pse nuk kanë qenë më parë anëtarë të Asamblesë.
  • Për ata që kanë qenë anëtarë në 2020, ti njohë automatikisht si anëtarë edhe për 2021, pa patur nevojë të bëjnë anëtarësim dhe pagesë për vitin 2021.

Për t’u anëtarësuar në SHASH, klikoni:

ANËTARËSIMI NË SHASH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here