SHARE

Të nderuar kolegë,

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ju fton të vizitoni ekspozitën me temë “Arkitektura popullore në akuarel”, nga arkitekti Maksim Mitrojorgji.

Ekspozita paraqet rreth 150 punime të monumenteve më të spikatura të arkitekturës popullore (qytetare dhe fshatare) si dhe punime, që paraqesin peizazhin urban të qyteteve shqiptare të traditës.

Ekspozita çelet ditën e enjte, datë 18 shkurt 2021 në orën 17:00  në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar dhe qëndron e hapur deri të dielën, në datën 21 shkurt.

Gjatë ditëve të ekspozitës do të shpërndahet falas libri “Për cilin qytet e ke fjalën?!” i autorëve Maksim dhe Joli Mitrojorgji. Libri është një përmbledhje artikujsh analitikë mbi morfologjinë urbane dhe peizazhin urban të qyteteve shqiptare. Gjithashtu në këtë botim janë përfshirë dhe shumë artikuj të tjerë teorikë mbi problemet bashkëkohore të arkitekturës në këndvështrimin e autorëve.

Ju mirëpresim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here