SHARE

Të nderuar kolegë,

Me keqardhje të madhe ju njoftojmë lajmin e zymtë të largimit prej nesh të kolegut tonë, të apasionuar ndaj trashëgimisë sonë kulturore, si dhe një prej personaliteteve më të aftë në fushën e restaurimit dhe të trashëgimisë kulturore,  arkitektit restaurator Kliti Kallamata.

Kliti Kallamata u diplomua si Arkitekt në Fakultetin e Inxhinierisë, Dega e Arkitekturës në Universitetin e Tiranës, në vitin 1979 dhe i Post-Diplomuar për studimet Master, në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin  “Aristoteli” të Selanikut, Greqi, ku mbrojti temën: “Mbrojtja, Ruajtja dhe Restaurimi i Monumenteve Arkitektonike”.

Tezën e doktoratës e mbrojti me temën: “Arkitektura dhe Arti i Kishave Post-Bizantine të Voskopojës dhe Vithkuqit”.

Fusha e tij e kërkimit shkencor u bazua kryesisht tek Arti dhe Arkitektura Post Bizantine në Shqipëri. 

Gjatë aktivitetit të tij shkencor, Kliti Kallamata publikoi një sërë veprash me rëndësi të veçanti, ku mund përmendet veçanërisht:

IKONA – Kuptimi dhe Simbolizmi. (IKONA – Kuptimi dhe simbolika e saj) Pallati i mençurisë K & P Sbilias, Athinë 1998.

Aktiviteti i tij profesional e përfshiu  aktivisht në një sërë punimesh, si në konservimin dhe restaurimin e monumenteve historike në Shqipëri, ku kontribuoi aktivisht në projekte, dhe realizime të punimeve.

Nga aktiviteti i tij i gjerë vlerësohet veçanërisht kontributi i çmuar në periudhën e viteve 1981-1989, gjatë së cilësKliti Kallamata punoi si Arkitekt dhe restaurues në Atelienë e Monumenteve  të Kulturës, Korçë, degë e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Nga viti 1989 deri më 2006, drejtoi Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Korçë.

Ndër restaurimet më të spikatura të Arkitekt Kallamatës, përmendim Kishën e Shën Gjergjit në Shipckë, Manastirin e Shën Pjetrit e Pavlit në Vithkuq, fazën e parë e të dytë të restaurimit të Kishës së Ristozit në Mborje, së bashku me shumë angazhime të tjera.

Kisha e Shën Gjergjit në Shpickë.

Kliti Kallamata ishte Fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian / Europa Nostra 2011, Amsterdam 2011, me projektin e restaurimit të Kishës së Shën Gjergjit në Shipckë.

Gjithashtu, u vlerësua me “The Best in Heritage” me Anëtarësim në “Klubin e Ekselencës” në “Kisha e Shën Gjergjit, Shipcka” Dubrovnik Shtator 2012.

(Member Choice Award EU Prize for Cultural Heritage / Europa Nostra Award 2011 – Conservation, Amsterdam 2011, Church of St. George)

Kisha e Shën Gjergjit, Shipckë.
Kisha e Shën Gjergjit, Shipckë.
Church of Saint George, The Best in Heritage 2012

SHASH ngushëllon përzemërsisht familjen e të afërmit për këtë humbje të parakohshme.
U prehsh në paqe, Kliti Kallamata!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here