SHARE

Më datë 29 shator 2020, në kuadrin e FAMA, SHASH, mbështetur nga Ministria e Kulturës, pati nderin të japë çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë” për tre profesorët e nderuar: Emin Riza, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo, si tre arkitektët restauratorë me kontribute e vlera të mëdha në evidentimin, studimin, mbrojtjen dhe restaurimin e trashëgimisë së Monumenteve të Arkitekturës në Shqipëri.

Eventi i ndarjes së çmimeve, i cili pati një prezencë të madhe të arkitektëve dhe dashamirësve të trashëgimisë, jo më kot ishte një “rastësi” pozitive me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ditë që përkon me aktin patriotik dhe atdhetar të tre ushtarakëve: Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të Parkut të Apollonisë, në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Çmimi, i cili u dha nga SHASH në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, pati për qëllim:

  • Vlerësimin e kontributit të gjatë të tre arkitektëve, mbi 55 vjeçar, në studimet e ndryshme në lëmin e trashëgimisë,
  • Njohjen dhe lidhjen e gjeneratave të reja me këtë kontribut dhe me sensin e evidentimit, ruajtjes dhe restaurimit të Monumenteve të Kulturës.
  • Si dhe sensibilizimin kombëtar mbi ruajtjen e vlerave historike e monumentale të trashëguara nga gjeneratat e shkuara, si pasuri e jashtëzakonshme e vendit tonë.

Emin Riza, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo, janë figurat më të vyera të kulturës shqiptare të evidentimit, hulumtimit, mbrojtjes, resaturimit dhe publicizimit të kryeveprave shekullore prezente në vendin tonë dhe në trojet shqipfolëse.

Falenderime të veçanta shkojnë për:

Elva Margariti, Ministren e e Kulturës

Dorian Koçi,  Drejtor e Muzeut Kombëtar,

Doris Alimerko, Ministria e Kulturës

Fatmir Boshnjaku, Muzeu Kombëtar

Loreta Capeli,  Ani Panariti, Ani Tashi

Albanian Bronze Foundry  dhe Ensoel Nezirin

Joli Mitrojorgji, Mimoza Zereci dhe Geri Bisha

Gjithashtu falenderimet e përzemërta shkojnë për prezencën e perfaqësuesve të Asocacionit të Arkitektëve të Kosovës të përbërë nga:

Masar Dushi, Kryetar

Flutra Gashi, Nënkryetar

Gjejlane Hoxha, Anëtare dhe eksperte e shquar e Trashëgimise në Kosovë

Ilir Blakaj, Anëtar

Xhelal Hoxha, Anëtar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here