SHARE

Të dashur kolegë,

Duke falenderuar të gjithë ata iu përgjigjën thirrjes së SHASH për t’u bërë pjesëmarrës në konkursin Mies Van Der Rohe, njohtojmë se juria e formuar nga SHASH, e përbërë nga 7 arkitektë të mirënjohur, ka seleksionuar e nominuar për në fazën finale 5 projekte nga arkitektë rezidentë në Shqipëri.

Juria e SHASH për fazën e parë përbëhej nga:

Kryetar:

Loreta Çapeli

Anëtar:

Arben Biçoku

Astrit Nixha

Florian Nepravishta

Petrit Hazbiu

Spiro Bakallbashi

Ulrike Bega

Projektet e përzgjedhur shqiptare, të cilat do t’i dërgohen komisionit në kontakt nga fondacioni Mies Van der Rohe, janë:

1. AGMA Studio – Vilë individuale në Lalëz, Durrës, Viti i realizimit: 2018.

2. Atelier 4 – Rikualifikimi urban i Pazarit të Ri, Tiranë, Viti i realizimit: 2017.

3. AVAtelier – Mes pemëve të ullirit, Dajt, Tiranë, Viti i realizimit: 2017.

4. Dea Studio – Tirana Olimpic Park, Tiranë, Viti i realizimit: 2017.

5. Studio Raça Arkitektura – Pallati Attico, Tiranë, Viti i realizimit: 2018

  

Vilë individuale, AGMA Studio

 

  

Rikualifikimi urban i Pazarit te Ri, Atelier 4

 

  

Mes pemëve të ullirit, AVAtelier

 

  

Tirana Olimpic Park, Dea Studio

 

  

Pallati Attico, Studio Raca Arkitektura

 

5 projektet e përzgjedhura do t’i dërgohen komisionit në kontakt nga fondacioni Mies Van der Rohe, më tej ata do t’ju kontaktojnë lidhur me kriteret e prezantimit të projektit në konkurs.

Ceremonia e dhënies së çmimit pranë fondacionit Mies Van der Rohe do të zhvillohet në Maj 2019.

Më shumë informacion mbi çmimin, çmimin special dhe edicionet e mëparshme do ti gjeni në faqen web të çmimit: http://miesarch.com/about-the-prize

Informacion mbi rregullat e konkurimit më tej do ti gjeni në linkun: http://miesarch.com/about-the-prize/rules

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here