SHARE

Kolegë te nderuar,

Jeni të ftuar të jeni pjesë e leksionit të hapur:

“Pushteti dhe hapësira të Michael Foucault”, nga filozofi i mirënjohur nga Prishtina, prof. Astrit Salihu.

E mërkure, 25.04.2018, ora 13:00

Aula Magna, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT.

Rruga Muhamet Gjollesha 54, Tiranë.

Astrit Salihu lindi në 8 Gusht 1966 në Prishtinë. Kreu studimet ne Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës dhe studimet e doktoraturës në Universitetin e Zagrebit. Sot është profesor i asocuar i Filozofisë në UP, në lëndët Hyrje në Filozofi, Filozofi Antike, Racionalizëm dhe Postracionalizëm, Konceptet themelore filozofike tek Platoni dhe Aristoteli, Filozofia e Medies. 

Gjatë viteve 2002-2005 punoi si Zv.Drejtor i Përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës, dhe Profeso i lëndës Filozofia e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës në kursin Modernizmi dhe Postmodernizmi në Arkitekturë, gjatë viteve 2009-2011.

Pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare të organizuara përgjatë krizës në ish-Jugosllavi: Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Bullgari, Hollandë, Belgjike, Suedi, Angli, si dhe ligjërues i ftuar në Universitetin e Lubjanës, mbi temën “Sofistika dhe postmoderna”, “Ndikimi i medies në periudhën e pasluftës në Kosovë” në University Collage of London, “Heidegger and Michel Foucault mbi hapësirën” në Universitetin e Zagrebit, dhe “Le Corbusier dhe afirmimi ambivalent i modernizmit” në Universitein e Zagrebit.

 

 

 

Bibliografi:

Astrit Salihu, “Diskursi filosofik i postmodernes”, Botoi, Dukagjini – Peje 1997

Redaktor i librit në dy gjuhë anglisht- shqip “Media & Zgjedhjet” (Performansa e medies gjatë fushtës zgjedhore lokale në vitin 2000) Botuar 2001/ QSH “Gani Bobi” Prishtinë

Astrit Salihu, “Postmoderna e interpretuar për shqiptarët”, Botoi MM/ Prishtinë 2000

Astrit Salihu, “Aporitë e modernes: Kritika e rrëfimeve të mëdha”, Botoi Rizoma/2009

Astrit Salihu, “Aporije Moderne, Kritika velikih prica”, Botoi, Filozofska Istrazivanja/ Zagreb 2013

Astrit Salihu, : ”Lexim filozofik i arkitekturës”, në shtyp, SHFK

,si dhe një numër i konsiderueshëm publikimesh për filozofinë antike greke, art, ese të ndryshme dhe analiza politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here