SHARE

SHASH(AAA) më date 17-19 Mars 2018, mori pjesë në FORUMIN E ARKITEKTURËS SË BALLKANIT (BAF) I cili u mbajt në kryeqytetin Bullgar të Sofias, organizuar nga Unioni i Arkitektëve në Bullgari (UAB) nën patronazhin e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve (UIA).

FORUMI I ARKITEKTURËS SË BALLKANIT (BAF) u krijua në Sofia në vitin 1966, nën patronazhin e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve (UIA) dhe UNESCO, duke mbajtur katërmbëdhjetë seri në kryeqytete të ndryshme të ballkanit deri në 2017. Arkitektët e Shqipërisë, në vitin 1966 u përfaqësuan në Konferencën e Parë të Ballkanit nga drejtuesi i delegacionit shqiptar ark. Eqerem Dobi, dhe vazhduan këtë traditë sot më 17-19 Mars 2018 me përfaqësinë e delegacionit të bordit drejtues të Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë (SHASH), ark. Armand Vokshi (kryetar), ark. Loreta Çapeli (zëv.kryetar) dhe ark. Ani Tola Panariti (sekretare e pergjithshme). Diskutimi i forumit gjithashtu përqendrohet në integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në kapacitetin e arkitektëve për t’u bashkuar për zhvillimin e temës POTENCIALI I BALLKANIT në mënyrën më efektive.

Ky forum u udhëhoq nga:

ARK. THOMAS VOUNIER
Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve (UIA)

ARK. GEORGI BAKALOV
Kryetar Unionit të Arkitektëve të Bullgarisë (UAB)

ARK. ISTELIANNA ATTANASOVA
Anëtare e këshillit drejtues së UIA, për Rajonin 2

Në bashkëpunim me:

ARK. ARMAND VOKSHI
President i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë (AAA, SHASH)

ARK. MARTIN PANOVSKI
President i Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë (AAM)

ARK. FILIP ALEKSIC
President I Unionit të Arkitektëve të Malit të Zi (SACG)

ARK. DRAGOȘ ȘERBAN ION ȚIGĂNAȘ
President i Dhomës të Arkitektëve të Rumanisë (OAR)

ARK. MILAN DJURIC
President I Unionit të Arkitektëve të Serbisë (UAS)

ARK. ELJESI SURDULLI
President I Shoqatës të Arkitektëve të Kosovës (AAK)

ARK. FANI VAVILI
President i seksionit grek të UIA-së

ARK. VEDAD ISLAMBEGOVIC
President i Shoqatës së Arkitektëve të Bosnjës dhe Hercegovinës (AAB&H)

ARK. EMIL JURCAN
President i Shoqatës së Arkitektëve të Kroacisë

ARK. EYUP MUHCU
President i Dhomës të Arkitektëve të Turqisë

ARK. ALES PRIJON
President i Dhomës së Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë.

 

Në këtë Forum krahas rivendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shoqatave dhe urdhërave të arkitektëve të vendeve të ballkanit dhe atashimit me Unionin Ndërkombëtar të Arkitektëve, SHASH (AAA) firmosi dy dokumenta të rëndësishëm:

1. Deklaratën:

Arkitektët nga rajoni janë të gatshëm të angazhohen aktivisht në politikat dhe programet e qeverisë duke bashkuar kapacitetin kreativ dhe pozicionet qytetare për të jetuar së bashku në paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë, duke ruajtur diversitetin, traditat, kujtesën historike në Ballkan, për të kaluar tek fëmijët tanë një frymë tolerance, respekt të ndërsjellë për dallimet kulturore dhe një mjedis të qëndrueshëm jetësor.

Deklaratë (anglisht): Declaration_BAF

Deklaratë (shqip): Declaration_BAF_Shqip

2. Memorandumin:

Pjesëmarrësit autorizojnë Kryetarin e Bordit të Unionit të Arkitektëve në Bullgari, Arch. Georgi Bakalov për të ngritur një ekip të kryesuar nga Arch. Istelianna Atanassova, anëtare e Këshillit të UIA-s nga Rajoni II, i cili do të përgatisë dhe koordinojë propozimet për aktet nënligjore të BAF-it dhe Rregulloren deri në fund të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian (30 qershor 2018), në përputhje me parimet dhe marrëdhëniet brenda Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve (UIA).

Memorandium (anglisht) : Memorandium_BAF

Memorandium (shqip): Memorandium_BAF_shqip

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here