SHARE

Bordi i La Biennale di Venezia, drejtuar nga Paolo Baratta, është mbledhur në 16 Janar 2017 dhe caktoi Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara si kuratore të Ekspozitës e 16-të Internacionale të Arkitekturës në 2018.
Të famshme për punën në një grup, Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara jetojnë dhe punojnë në Dublin, ku u diplomuan në arkitekturë dhe krijuan firmën Grafton Architects në 1977.
Firma u përfaqësua në Bienalen e Arkitekturës në vitin 2002; fitoi Luanin e Argjendtë në Bienalen e Arkitekturës në vitin 2012, ku prezantuan projektin e tyre për kampusin e univesitetit UTEC në Lima, Peru, së bashku me punën e Paula Mendes de Rocha; u përfaqësuan në Bienalen e Arkitekturës 2016 nën titullin “Fizika e kulturës”.
Farrell dhe McNamara kanë projektuar dhe ndërtuar shkolla të ndryshme dhe punë arkitektonike për institucione dhe universitete, kryesisht në Irlandë, duke përfshirë Zyrat Civile Dunshaughlin, ndërtesa Parson, kolegji Trinity, Dublin; Departamenti Qeveritar i Financës për Zyrat e Punëve Publike në Dublin; një ndërtesë e re për Universitetin Bocconi në Milano. Ato kanë fituar shumë konkurse internacionale, përfshirë projektin e Shkollës Ekonomike të Universitetit të Toulouse; Kingston University Town House; kampusi i Institutit Mines Telecom në Saclay, Paris; së bashku me Shaffrey Associates, fituan konkursin e Biblotekës së re të qytetit në Dublin dhe janë përzgjedhur për të projektuar një ndërtesë të re për Shkollën e Ekonomise dhe Shkencave Politike (LSE) në Holborn, Londër.
Firma është bërë disa herë fituese e çmimeve të Shoqatës Arkitektonike të Irlandës; në vitin 2008, fitoi çmimin Ndërtesa e Vitit për projektimin e ndërtesës së re të Universitetit Bocconi në Milano; finaliste për çmimin Sterlinf për Universitetin e Mjekësisë Limerick dhe Akomodimin Studentor; në 2016 Universiteti UTEC në Lima, Peru fitoi çmimin e inagurimit RIBA. Kanë fituar çmimin Jane Drew në 2015 dhe çmimin e Presidentit të Institutit të Projektimit Irlandez.
Të dyja partneret kanë nisur të japin mësim në Universitetin e Dublinit në 1976, dhe janë sot Profesore arkitekture në Akademinë e Mendrisio në kohë të plotë dhe Profesorë në UCD me kohë të pjesshme. Kanë marrë pjesë në Kenzo Tango Chair në GSD Harvard në vitin 2010 dhe Louis Kahn Chair në Yale, në vitin 2011. Gjithashtu kanë dhënë leksione të shumta në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Arkitektet kanë qënë shpesh herë pjestare të jurisë për çmime arkitektonike prestigjoze, si çmimi RIBA në 2012, çmimi Mies Van Der Rohe në 2011 etj.
Me rastin e vendimit, Presidenti Paolo Baratta deklaroi:
” Ekspozita nën përkujdesjen e Alejandro Aravena u ofroi vizitorëve një vështrim kritik për evolucionin e arkitekturës në mbarë botën, si dhe nxorri në pah sa e rëndësishme është kërkesa cilësore nga ana e individëve dhe komunitetit të mund të marrë një përgjigje barazisht efektive për të dyja palët, duke pranuar në këtë mënyrë arkitekturën si një instrument i shoqërisë civile për organizimin e hapësirës në të cilën jetohet dhe punohet.
Sipas kësaj linje, Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara do të vazhdojnë të adresojnë të njëjtën temë, por nga këndvështrimi i cilësisë së hapësirës publike dhe private, hapësirës urbane, territorit dhe peisazhit si çështjet kryesore të arkitekturës. Kuratoret, të cilat janë të njohura për rafinimin e punëve të tyre, njihen gjithashtu për aktivitetin intensiv didaktik dhe aftësinë për të përfshirë dhe mahnitur gjeneratat e reja.”

Ekspozita e 16 Internacionale e Arkitekturës do të inagurohet të shtunën, 26 May dhe do të përfundojë të Dielën, 25 Nëntor 2018.

Për më shumë projekte të Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara, vizitoni www.graftonarchitects.ie

Universiteti Luigi Bocconi, Grafton Architects:

Brunetti_DSC04514

Departamenti i Financës, DublinDennis-Gilbert-MER-13

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kampusi i Universitetit UTEC, Lima:

C_UTEC_Lima_Night_View

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here