SHARE

KONKURS NDËRKOMBËTAR PËR PROJEKT -IDE.

PËR 3 KOMPLEKSET E STADIUMEVE TË FUTBOLLIT NË DURRËS, KORÇË, VLORË (në lote).

“QENDRAT E REJA TË QYTETEVE”

Qeveria Shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, bashkitë Durrës, Korçë dhe Vlorë, dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, kanë kënaqësinë të njoftojnë shpalljen e Konkursit Ndërkombëtar për Projekt-Ide për 3 Komplekset e Stadiumeve të Futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë.

Ky konkurs vjen në një kohë kur si popull dhe si shoqëri ne kemi rivlerësuar rëndësinë e sporteve dhe të suksesit në sporte, duke çuar kështu në një sërë investimesh në sport në të gjithë vendin. Stadiumet kategorizohen si infrastruktura konsiderueshëm masive, të cilat zënë sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha brenda qyteteve. Për ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e tyre nevojiten burime të konsiderueshme. Dhe në pjesën më të madhe të kohës dritat e tyre janë të fikura deri në ndeshjen e radhës.

Qëllimi i këtij konkursi është që të gjenerojë ide dhe propozime të reja për rizhvillimin dhe rijetësimin e komplekseve të stadiumeve të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë, duke krijuar objekte me përdorim të shumëfishtë dhe bashkëkohore të cilat akomodojnë si aktivitetet sportive dhe një sërë ambientesh dhe shërbimesh tregtare dhe biznesi. Aktivitetet kulturore dhe arsimore duhet të jenë gjithashtu pjesë e programit të komplekseve të stadiumeve të reja të futbollit.

Konkurs me 2 Faza
3 Lote (3 site)
Faza 1 – dokumentet e kualifikimit dhe skicë-ide fillestare – 3×3 finalistë
Faza 2 – projekt-ide – 1×3 fitues
Finalistët (3×3) do të shpërblehen për punën me 40,000 Euro (secili)
Fituesit (1×3) do të lidhin kontratat e projektit të zbatimit
Afati i Fazës 1: 3 Mars (17:00 CET)
Afati i Fazës 2: 20 Prill (17:00 CET)

Dëshirojmë të inkurajojmë çdo profesionist të frymëzuar dhe pasionant që t’i përgjigjet kësaj thirrjeje sfiduese.

Për më tepër informacion rreth konkursit vizitoni faqen e KONKURSIT:

https://planifikimi.gov.al/index.php?id=1435ToRs [Brief] Concept Design Competition_3 Stadiums_Final

ToRs [Brief] Concept Design Competition_3 Stadiums_Final

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here