SHARE

Studio 2 Portzamparc Një ndër 5 studiot më të mira të arkitekturës prezanton në SHARE Tirana 2022        

Christian de Portzamparc fitoi Çmimin Pritzker të Arkitekturës në vitin 1994, duke fituar rolin e arkitektit të parë francez të cilit iu dha çmimi. Tani së bashku me Elizabeth de Portzamparc ai  punon nën emrin e firmës 2Portzamparc në të gjitha tipologjitë e ndërtimit. Nga Kulla LVMH në Nju Jork e deri në Arenën e La Défense në Paris, projektet e tyre janë unike. Pasioni i Christian de Portzamparc për muzikën ka çuar në pjesëmarrjen ━ dhe çmime të fituara ━ për shumë salla muzikore.

Studio 2Portzamparc do të përfaqësohet nga njëri prej partnëve, Thierry Damez-Fontaine. Ai ka qenë përgjegjës për projekte urbane ose projekte me problematika më të thelluara urbane. Përvoja dhe formimi i tij gjithashtu e shtynë atë që të bashkëpunoj me Christian de Portzamparc në disa studime teorike si Le Grand Paris, duke marrë pjesë kështu në në disa prej botimeve të tij. 

Disa nga veprat e tij përfshijnë Château Cheval Blanc, një projekt i realizuar në vitin 2011, Casa Dior në Seoul, një projekt i porositur nga Christian Dior në vitin 2015, një projekt konkursi për Selinë e Komisionit të Ri Evropian në 2019 dhe qendrën kulturore në Suzhou. 

Ai u diplomua për Arkitekturë në universitetin Ecole d’Architecture Paris-la Seine në vitin 1999. Prej disa vitesh tashmë Thieri është pedagog me kohë të pjesshme në lëndën e Projektimit Arkitektonik në Ecole Nationale Supérieure d’Architecture de Nancy.

Château Cheval Blanc në Saint-Emilion, Francë

Photography credits: Erik Saillet

Château Cheval Blanc është projekti fitues i konkursit për realizimin e kantinës së re. Rezultati final i sipërfaqeve të lakuara të objektit ka ardhur si reflektim ndaj identitetit të verës që ka rezistuar në kohë. Kantina përfaqësohet nga një volumetri që, në mënyrë organike, vjen si zgjatim i kodrës duke u bërë pëjesë e peisazhit të saj. Vëllimi u materializua bazuar nga një diskutim me drejtorin e Château-së, Pierre Lurton, i cili ka një përvojë të gjatë në prodhimin e verës në kazanët prej betoni. Siç është përshkruar nga vetë arkitektët, objekti u projektua si një formë vazoje e unduluar, një gotë degustimi.

Photography credits: Max Botton

Selia e Komisionit të Ri Evropian në Bruksel, Belgjikë, Europë. 

Selia e Komisionit të Ri Evropian është një projekt konkursi i Komisionit Evropian në vitin 2018 me të cilin studioja pariziane ka zënë vend të dytë. Konkursi ishte i hapur për grupe arkitektësh, arkitektë peisazhistë dhe inxhinierë nga e gjithë bota për të shtjelluar vizionin e tyre rreth kompleksit të së ardhmes. Një nga qasjet kryesore të studios ishte ndarja në faza dhe adaptueshmëria e kompleksit me kalimin e kohës; duke marrë në konsideratë nevojën e qyteteve për përshtatshmëri dhe natyrën e tyre transformuese e cila do të aplikohet në këtë ndërtesë në një mënyrë të qëndrueshme.                    

Photography credits: Agence Christian de Portzamparc
Photography credits: Agence Christian de Portzamparc

 

 

 

Casa Dior en Seoul

Photography credits: Nicolás Borel

Nga një përshkrim i studios franceze “Doja që ndërtesa të përfaqësonte Dior-in dhe të pasqyronte punën e Christian Dior. Kështu, doja që sipërfaqet të rrjedhin si pëlhura e bardhë dhe e butë prej pambuku e stilistit”. Ndërtesa në formë tulipani është një kompozim syprinash të ndërlidhura që zotërojnë një fleksibilitet strukturor, aq përfaqësues në punën e Christian Dior. Një material kompozit u përdor për fasadën, në të cilën çdo formë fluide kërkon një kallëp të veçantë. Këto sipërfaqe të unduluara prej betoni janë një dëshmi e fortë e punës së madhe të arkitektëve për të tejçuar ndjenjën e lehtësisë së objektit.

Suzhou Cultural Center

Photography credits: Feng Shao

Qendra Kulturore Suzhou është pjesë e një sërë projektesh emblematike të iniciuara nga qyteti nëpërmjet Masterplanit të Liqenit Wujiang. Pozicioni i zgjedhur për instalimin e qendrës kulturore vinte si vazhdimësi e e aksit e cila finalizohej në liqen dhe kishte dy ndërtesa në secilën anë. Qasja e arkitektit ndaj sheshit ishte pikërisht bashkimi i tyre me diçka që do të krijontë një transparencë ndaj liqenit, në të kundërt qendra kulturore nuk do të dukej. Qendra kulturore krijon një peizazh të ri duke lidhur ujin, qiellin dhe qytetin në një shirit që shtrihet rreth 500 metra në hapësirë. Ajo përfshin një sallë për opera me 1600 vende, një sallë modulare me 600 vende, dy muze, një qendër ekspozitive, një qendër kongresesh, kafene, restorante, kinema, si dhe qendra tregtare, në një sipërfaqe totale prej 202,000 m².

Njihuni me THIERRY DAMEZ-FONTAINE, në Forumin Ndërkombëtar të Arkitekturës dhe Inxhinierisë SHARE Tirana 2022.

Regjistrimet janë të hapura në https://share-architects.com/about-share-tirana-2022-forum/.

Anëtarët e SHASH përfitojnë një zbritje të veçantë për regjistrimin dhe do të paguajnë vetëm 14 euro.  Kodi promocional është i disponueshëm këtu (kliko).

Forumi SHARE Architects ka krijuar në 25 vitet e fundit një platformë thelbësore rrjeti komunikimi për profesionistët në industritë e AEC (arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtim) nga Evropa Qendrore dhe Juglindore. Forumet krijojnë një platformë efikase për të kontaktuar dhe kuptuar diversitetin e fenomeneve të arkitekturës bashkëkohore. Aktualisht, eventet SHARE mbahen në 15 vende nga Evropa Qendrore dhe Juglindore dhe Komuniteti SHARE ka mbi 50.000 anëtarë në mbarë botën. Për shërbimine ndaj klientit, rezervime dhe mundësi sponsorizimi, ju lutemi të na kontaktoni në [email protected].

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here