SHARE

Të nderuar kolegë,

Duke uruar të jeni me shëndet të mirë, SHASH ju njofton se:

Në datën 10 Qershor, ora 18:00, tek Modelarium, pranë Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, jeni të mirëpritur në Promovimin e Librit:

“A2020/1, Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare” 

realizuar nga: Nesila Hajdini dhe Armand Vokshi,

si dhe në ekspozitën shoqëruese të eventit, kuruar nga: Blerta Vula Rizvanolli, Nesila Hajdini dhe Armand Vokshi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur prej datës 10, deri më 18 Qershor.

Ky event do të sjellë copëza arkitekture, pjesë të zhvillimit të arkitekturës bashkëkohore shqiptare, të realizuar në territoret mbarë shqiptare.

Në të janë përzgjedhur vepra të ndryshme nga arkitektë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Eventi tenton të hedhë një hap përpara në evidentimin dhe dokumentimin e qasjes evolutive kompozuese të arkitektëve tanë duke përjetuar shpirtin e kohës në të cilën po jetojmë. Botimi, ashtu si dhe ekspozita, do të paraqesin projekte të tipologjive të ndryshme si: vila, shkolla, objekte banimi, tregtare, zyra, hotele e deri te objektet industriale. Pavarësisht funksionalitetit, e përbashkëta e këtyre projekteve është dëshira për të sjellë përmbajtje, koncept e frymë inovative.

Falenderimet shkojnë në sponsorat e ekspozitës:
Alumil, Fakluteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, Asociacioni i Arkitekteve të KosovësSHASH dhe Pikark

Po ashtu dhe për pjesën grafike :
Ermal Bezhani
Dea Hidi

Ju mirëpresim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here