SHARE

Të nderuar kolegë,

SHASH ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në:

Ekspozitën dhe Promovimin e Librit
“Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare”
Fragments of the Contemporary Albanian Architecture
realizuar nga Armand Vokshi dhe Nesila Hajdini.

Eventi do të zhvillohet në datën 6 Maj, në orën 17:00, në ambientet e “Reja”, përballë Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 6 deri në 16 Maj.

Ky event do të sjellë copëza arkitekture, pjesë të zhvillimit të arkitekturës bashkëkohore shqiptare, të realizuar në territoret mbarë shqiptare. Në të janë përzgjedhur vepra të ndryshme nga arkitektë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Eventi tenton të hedhë një hap përpara në evidentimin dhe dokumentimin e qasjes evolutive kompozuese të arkitektëve tanë duke përjetuar shpirtin e kohës në të cilën po jetojmë. Botimi, ashtu si dhe ekspozita, do të paraqesin projekte të tipologjive të ndryshme si: vila, shkolla, objekte banimi, tregtare, zyra, hotele e deri te objektet industriale. Pavarësisht funksionalitetit, e përbashkëta e këtyre projekteve është dëshira për të sjellë përmbajtje, koncept e frymë inovative.

Falenderimet shkojnë në sponsorat e ekspozitës:
Everest Shpk
Bashkia Tiranë

Po ashtu dhe për pjesën grafike :
Ermal Bezhani
Dea Hidi

Ju mirëpresim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here