SHARE

Sot në Travel Club u zhvillua një intervistë e drejtpërdrejtë me Dr. Ark. Loreta Çapeli – Nën Kryetare e Shoqatës se Arkitektëve të Shqipërisë, për të folur për “Çmimin e Projekteve të Ardhshme Arkitektonike 2020 ”. Sipas Znj. Çapeli, “Share Future Project Awards” është krijuar për të vlerësuar dhe promovuar arritjet në fushën e ndërtimit në Europën Qëndrore dhe Lindore. Qëllimi i tij është të hedhë dritë mbi projektet e papërfunduar dhe në këtë konkurs mund të marrë pjesë çdokush që ka nisur një projekt apo dëshiron të shpalosë idenë e një projekti. Ndërkohë, e pyetur se sa kanë ndikuar qendrat e rikompozuara të qyteteve të Shqipërise në përmirësimin e imazhit të vendit, Znj.Çapeli u shpreh se kjo është shumë e rëndësishme sidomos në kontaktin e parë të turistëve të huaj me cdo qytet shqiptar, që do të thotë se ka ndikuar shumë për mirë një gjë e tillë. Ndërsa, theksoi gjithashtu se mungon mbështetja politike për arkitektët e talentuar shqiptarë për të konkretizuar vepra inovative, duke ju dhënë më shumë prioritet emrave të huaj! Kjo për shkak se mungojnë koknurset reale ne vendin tonë ! Për më tepër detaje të kësaj interviste ndiqni videon e plotë.

SHARE FUTURE PROJECT AWARD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here