SHARE

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, ju fton për anëtarësim për periudhën e dytë të vitit 2018.

Kjo thirrje e dytë, vjen si kërkesë e shumë arkitektëve të rinj të cilët duan ti bashkohen këtij grupimi për të qenë më shumë në numër dhe për të kontribuar së bashku drejt përmirësimit të rolit të arkitektit/urbanistit në shoqëri, tregun e projektimit dhe në vendimarrjet politike.

Tarifat për periudhën Korrik-Dhjetor 2018 për anëtarësimin në disa kategori janë si më poshtë:
Kategoria I (Arkitekt): 6000 l/vit →3000 Lek
Kategoria II (Arkitekt Asistent): 2000 l/vit →1000 Lek
Kategoria III (Arkitekt Ndërkombëtar): 60.0 €/vit →30.0 €
Kategoria IV (Grupe Interesi Kombëtare): 4500 l/vit →2200 Lek
Kategoria V (Studio e Liçensuar Projektimi): 9000 l/vit →4500 Lek
Kategoria VI (Student): 500 l/vit →0 Lek
Kategoria VII (Pensionist që kanë mbushur moshën 65 vjeç): 0 l/vit →0 Lek

Anëtarësimi në SHASH është i hapur deri në datën 31 Korrik 2018.

Pagesa pranë BKT:
Nr. i llogarisë bankare 432855524CLTJCLALLV2

Anëtarët e 2018 do të përfitojnë:
1. Pjesëmarrje të lehtësuar në aktivitete të ndryshme kulturore dhe profesionale.
2. Njoftime periodike në aktivitet e SHASH
3. Njoftime mbi aktet ligjore që lidhen në fushën e projektimit
4. Njoftime për punësim në studiot e projektimit dhe zbatimit
5. Dhe shumë të tjera
Pajisja me kartën e anëtarësimit:

Cilësimi mbi kriteret e anëtarësimit vjen si më poshtë:

Kategoria I – Arkitekt (Architect)
Në këtë kategori përfshihen arkitektët dhe urbanistët e pajisur me liçensë profesionale.
Kandidati për këtë kategori duhet të dorëzoj:
a. mandatin e pagesës për anëtarësim (fotokopje/skanim)
b. liçensën profesionale (fotokopje/skanim)
c. formularin e aplikimit
d. diplomë (fotokopje/skanim)
Anëtari i kësaj kategorie:
– ka të drejtë të marrë pjesë në votim për përzgjedhjen e kryesisë së ShASh
– ka të drejtë të informohet në mënyrë elektronike për çdo vendim, të reja, aktivitete,
problematika të ndryshme nga ShASh.

Kategoria II – Arkitekt Asistent (Associate Architect)
Në këtë kategori përfshihen studentët e diplomuar por që nuk janë pajisur me liçensë (deri në tre vite
pas diplomimit sipas normave të ushtrimit të profesionit).
Kandidati për këtë kategori duhet të dorëzoj:
a. mandatin e pagesës për anëtarësim (fotokopje/skanim)
b. formularin e aplikimit
c. diplomë (fotokopje/skanim)
Anëtari i kësaj kategorie:
– ka të drejtë të marrë pjesë në votim për përzgjedhjen e kryesisë së ShASh
– ka të drejtë të informohet në mënyrë elektronike për çdo vendim, të reja, aktivitete,
problematika të ndryshme nga ShASh

Kategoria III – Arkitekt Ndërkombëtar (International Architect)
Në këtë kategori përfshihen arkitektët dhe urbanistët e pajisur me liçensë profesionale në vendin e tyre
(jashtë kufijve të Shqipërisë).
Kandidati për këtë kategori duhet të dorëzoj:
a. mandatin e pagesës për anëtarësim (fotokopje/skanim)
b. liçensën profesionale (fotokopje/skanim)
c. formularin e aplikimit
d. diplomë (fotokopje/skanim)
Anëtari i kësaj kategorie:
– nuk ka të drejtë të marrë pjesë në votim për përzgjedhjen e kryesisë së ShASh
– ka të drejtë të informohet në mënyrë elektronike për çdo vendim, të reja, aktivitete,
problematika të ndryshme nga ShASh.

 

Kategoria IV – Individë Përkrahës Kombëtare (National Allied Individual)
Në këtë kategori përfshihen individë të cilët nuk kanë diplomë në arkitekturë dhe urbanistikë, por kanë fusha interesi të përbashkët si psh: restaurim, mjedisor, pejsazhi, inxhinieri, klima, trashëgimia, historia, artet, dizajni etj. Janë një grup mjaft i gjerë por që lidhen indirekt me tamatikat e arkitekturës, sikurseedhe arkitekti, urbanisti lidhet anasjelltas me to.
Kandidati për këtë kategori duhet të dorëzoj:
a. mandatin e pagesës për anëtarësim (fotokopje/skanim)
b. formularin e aplikimit
c. diplomë (fotokopje/skanim)
Anëtari i kësaj kategorie:
– ka të drejtë të marrë pjesë në votim për përzgjedhjen e kryesisë së ShASh
– ka të drejtë të informohet në mënyrë elektronike për çdo vendim, të reja, aktivitete,
problematika që lidhen me fushën e interesit nga ShASh.

 

Kategoria V – Studio e Liçensuar Projektimi (Architectural/Urban Design Studio)
Në këtë kategori përfshihen studio e liçensuar projektimi (arkitekturë dhe urbanistikë)të cilët kanë NIPT.
Kandidati për këtë kategori duhet të dorëzoj:
a. mandatin e pagesës për anëtarësim (fotokopje/skanim)
b. formularin e aplikimit
c. diplomë (fotokopje/skanim)
d. liçensën profesionale (fotokopje/skanim)
e. liçensën QKR/NIPT (fotokopje/skanim)
Anëtari i kësaj kategorie:
– është / janë pronarët e studios
– ka të drejtë të marrë pjesë në votim për përzgjedhjen e kryesisë së ShASh
– ka të drejtë të informohet në mënyrë elektronike për çdo vendim, të reja, aktivitete,
problematika nga ShASh.
– Ka të drejtë të publikoj në web të SHASH punimet e tyre, oferta punësimi , në mënyrë direkte apo dhe të linkuar me faqen web të studios.

 

Kategoria VI – Studente (Student)
Në këtë kategori përfshihen student në arkitekturë dhe urbanistikë.
Kandidati për këtë kategori duhet të dorëzoj:
a. mandatin e pagesës për anëtarësim (fotokopje/skanim)
b. formularin e aplikimit
c. vërtetim që janë student nga fakultete të akredituara (fotokopje/skanim)
Anëtari i kësaj kategorie:
– nuk ka të drejtë të marrë pjesë në votim për përzgjedhjen e kryesisë së ShASh
– ka të drejtë të informohet në mënyrë elektronike për çdo vendim, të reja, aktivitete,
problematika nga ShASh.

 

Kategoria VII – Pensionist mbi/ose 65 vjeç (Retiree over/or 65 years old)
Në këtë kategori përfshihen pensionistët arkitekt dhe urbanist.
Kandidati për këtë kategori duhet të dorëzoj:
a. formularin e aplikimit
b. vërtetim që është në pension (fotokopje/skanim)
Anëtari i kësaj kategorie:
– ka të drejtë të marrë pjesë në votim për përzgjedhjen e kryesisë së ShASh
– ka të drejtë të informohet në mënyrë elektronike për çdo vendim, të reja, aktivitete,
problematika nga ShASh.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here