SHARE

Pas një kalvari të gjatë ngjarjesh politike e historike, më në fund ka një mendim se si duhet të trasformohet “Piramida”, një nga objektet më të rëndësishëm të periudhës së diktaturës komuniste në Tiranë. Mund të themi se jemi plotësisht krenarë si Shoqatë e Arkitektëve Shqiptarë, që së bashku me intelektualë e qytetarë të tjerë, arritëm ta mbronim në kohë nga shembja e zhdukja totale këtë “gur kilometrik” të historisë së arkitekturës shqiptare.

Edhe pse brenda vetes “Piramida” bart një “mal emocionesh” kontradiktore, të lidhura akoma shumë ngushtë me kohën e vështirë apo me qëllimin për të cilin u ndërtua, ruajtja dhe transformimi i saj është një lajm shumë i mirë e një shembull konkret se si duhet të sillemi me trashëgiminë tonë arkitektonike.

Projekti u realizua nga studio hollandese MVRDV, e cila ka shpalosur vizionin e saj për ta transformuar atë në një qendër për teknologjinë, artin dhe kulturën. Sipas projektit, struktura e abandonuar do të kthehet në një qendër edukative teknologjike rinore e Tiranës, duke e kthyer interierin egzistues në një hapësirë të hapur dhe të gjelbër.

“Piramida” e cila u hap në 1988 si Muze për Enver Hoxhën dhe pas rënies së diktaturës komuniste u shfrytëzua si Qëndra Kulturore “Pjetër Arbnori”, seli e Top Channel, klub nate dhe hapësirë eventesh etj.

Në prononcimet e bëra në media të ndryshme online studio hollandese MVRDV shprehet se:

Pavarësisht gjendjes së sotme, objekti mbetet një spot mjaft popullor për të rinjtë dhe fëmijët, sidomos për t’u ngjitur në majën e saj. Duke patur parasysh këtë sjellje të veçantë, MVRDV ka shfrytëzuar kulmin e piramidës për ta kthyer plot`sisht të aksesueshëm për vizitorët.

“Edhe pse në të shkuarën ka patur plane për ta transformuar këtë ndërtesë monumentale në një teatër kombëtar, nuk u materializuan asnjëherë, duke e lënë këtë ndërtesë fantastike në harresë për më tepër se një dekadë. Piramida e Tiranës do të ngrihet sërisht duke u kthyer në qendrën e re të teknologjisë dhe informacionit për të rinjtë.”

-Winy Mass, Bashkëthemelues, MVRDV.

Projekti I MVRDV do të hapë katin përdhe në të gjithë anët e tij, për të shndërruar objektin egzistues, të mbyllur dhe të paaksesueshëm, duke e mbushur atriumin e errët me dritë dhe aktivitet . Lartësisë së konsiderueshme të tavanit I shtohen pemë dhe lloje të tjera gjelbërimi, për të kompletuar hapësirën boshe të atriumit. Njëkohësisht, trarët egzistues prej betoni, strukturat si pavilione dhe platformat do të formojnë sfondin e eventeve të përkohshëm .

“Është një simbol për shumë shqiptarë. Për gjeneratat më të vjetra, është një kujtim për eventet e kulturës gjatë komunizmit, për gjeneratat e mëvonshme u kthye në një vend për të festuar epokën e re. Ata do e përdorin si pikë takimi, si një vend për të rrëshkitur, si dhe për koncerte dhe organizime. Do ta hapet për rrethinat si një strukturë në park, që mund të mbushet me njerëz, pemë dhe aktivitete. Do t’I kthejme faqet e saj në të aksesueshme dhe të sigurta, në mënyrë që të mund të ngjiten në majë të saj dhe për të shijuar strukturën, me pamje nga qyteti i Tiranës. Ne mund të krijojmë një monument të banuar.

-Winy Mass, Bashkëthemelues, MVRDV.

Thelbësore për konceptin e MVRDV ishte respektimi I përdorimit aktual informal të strukturave nga të rinjtë dhe për të forcuar këtë pikë tërheqëse duke ftuar gjithë qytetarët për të shfrytëzuar këto funksione. Në përfundim të saj, qendra e re do të mikpresë një program informacioni, ku të rinjtë do të drejtojnë edukimin e tyre personal në “ndërthyrjen e teknologjisë dhe dizajnit.”

Projektuar me nismën e Bashkisë së Tiranës, projekti parashikohet të përfundojë në Korrik 2019.

Burimi i imazheve: MVRDV

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here